Inteligjenca Artificiale, shkurt IA, është teknologjia që përpiqet të arrijë që kompjuterët dhe makineritë të kryejnë detyra ashtu si njerëzit.
Mirëpo pavarësisht se sa e nevojshme mund të jetë ajo mjekët kanë një apel për të gjithë qytetarët që konsultohen me të për ndonjë shqetësim apo sëmundje që mund të kenë.
Një një video të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë mjekët bëjnë apel që të kenë kujdes, pasi IA nuk zëvendëson mjekun, por është një mjet që ndihmon në informim, jo për diagnozë apo trajtim.
Mjekët këshillojnë përdorim të burimeve të sigurta, verifikim të informacioneve dhe konsultim me profesionistët e shëndetit.
“Kohët e fundit ka një rritje të përdorimit Inteligjencës Artificiale për qëllime mjekësore. Duhet të kemi parasysh se përdorimi i saj nga ana e pacientëve për këshilla, diagnoza mjekësore duhet shoqëuruar me risqet që ka. Përdoreni, por kini kujdes konsultohuni edhe me një mjek. Mënyra se si e formulon një pytetje, e orienton IA drejt përgjigjeve të caktuara. Është e rëndësishme se IA është një produkt në përsosje e sipër. Përvoja, profesionalizmi i mjekut janë të pazëvendësueshme”, tha një mjek.
Ndërkohë një tjetër u shpreh se vetëm doktori mund ta trajtojë pacientin në mënyrë specifike.
"IA nuk mund të zëvendësojë doktorin. Është doktori ai që trajon pacientin në mënyrë specifike. (IA) nuk mund të diagnostikojë një infarkt miokardi dhe mund të merret si një pneunoni apo dhimbje stomaku dhe personi rri në shtëpi në pritje që IA t'i gjejë sëmundjen dhe trajtimin", shprehet mjekja .
"Mos merni barna nëpërmjet internetit, konsultohuni te mjeku. Kujdesi personal fillon me një vizitë te mjeku", tha një tjetër.
Komente












E zëvendëson që çke me të, sidomos për mjekët që punojnë në spitalet publike dhe të shikojnë nga duart se mos rrjepin ndonjë gjë. Është një skandal i madh harbutëria e mjekëve në spitalet publike. Nuk e kuptoj se përse nuk ndërmerren hapa për të ndryshuar diçka. Pavarësisht investimeve në spitale situata nuk ka ndryshuar pasi problemi ja personeli tërësisht i korruptuar që as nuk e ka mëndjen të këshillojë pacientët por vetëm tek ryshfeti që do marrë. Në QSUT është një katrahure e vërtetë në konfuzionin që ka të bërë me qëllim pasi vetëm në rrëmujë dhe kur njerëzit janë të detyruar të presin me orë të tëra, korrupsioni bëhet më lehtë
PërgjigjuShko në gjermani ne Spital publik ose edhe në Spital universitar,do të shohësh se sa pritet!
Vetem se mjeket duhet te jene mjeke me tere kuptimin e fjales jo .... Prandaj njerzit pyesin Inteligjencen artificiale. Shkunduni o mjeke sidomos ne rrethe.
PërgjigjuNe spitalet publike sherbim eshte me i mire dhe nuk paguhet,teknollogjia eshte me prepara privatit...edhe mjeket jane me te pergjegjeshem,me te kontrolluar,i semuri me i mbrojtur edhe nga ligji..privati mos te harrojme ushtron punen per te fituar...mangesite nuk zbehin sherbimin shendetesore publik...preceptimi negativ eshte nje semundje e duhet kuruar Duke rritur besimin e njerezeve tek istitucionet,Duke kembengulur qe sherbimi shendetesore publik te forcohet,,edhe Duke kallezuar cdo shkelje te ligjit e te drejtes themelore per tu kuruar cdo qytetar ne menyre te barabarte e me cilesi te larte...inteligjenca artificiale eshte nje istrument i shkalles larte te teknollogjike qe ndihmon per cilesine,kohen e mjekimit ne dore te mjekeve te cilet nuk mund te zvendesohen