Ministria e Shëndetësisë së Gazës: Shkon mbi 7000 shifra e të vdekurve, rreth 2900 janë fëmijë

Ministria e Shëndetësisë së Gazës: Shkon mbi 7000 shifra e të vdekurve, rreth 2900 janë fëmijë

1698156241_ll.jpg

Ministria e Shëndetësisë së Gazës e cila udhëhiqet nga Hamasi ka përditësuar shifrat e viktimave si pasojë e sulmeve izraelite. Sipas institucionit shëndetësor, numri i të vdekurve ka kaluar mbi 7000 që prej nisjes së konfliktit në 7 tetor.

"Numri i të vdekurve në Gaza shkoi në 7028, përfshirë 2913 fëmijë, 1709 gra dhe 397 të moshuar", tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës në një konferencë për mediet.

Gjithashtu ai bëri me dije se vetëm në pak orë Izraeli kreu 43 sulme. 

"Izraeli kreu 43 ‘masakra’ ne orët e kaluara, duke vrarë 481 persona, shumica e të cilëve ishin zhvendosur në Gazën jugore", tha zëdhënësi. 

Megjithatë të dhënat e Hamasit nuk mund të vërtetohen në mënyrë të verifikuar nga agjencitë e huaja apo mediet ndërkombëtare.  Nga ana tjetër më shumë se 1400 persona mbetën të vrarë në Izrael si pasojë e sulmit fillestar të Hamasit, sipas qeverisë izraelite.  Siç raportohet, Hamasi mban po ashtu mbi 220 pengje në Gaza, të cilët u rrëmbyen në jug të Izraelit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Tanke izraelite në Gazën veriore! Gantz: Hamasi do të goditet kudo, edhe jashtë vendit! Erdogan - Papës: Izraeli po masakron Palestinën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën