Ministria e Shëndetësisë shpall datat e konkurseve për infermierët

Ministria e Shëndetësisë shpall datat e konkurseve për infermierët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të politikave të saj për punësim transparent dhe në bazë të meritës të punonjësve të shëndetësisë, ka shpallur  sot listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë me vlerësimin paraprak te plotësimit te kritereve ligjore dhe njëkohësisht të pikëve te marra nga dosja sipas mesatares, vjetërsisë ne pune, diplomave master e gjuhë e huaj.

Në një deklaratë për media, zv/Ministrja e Shëndetësisë znj. Mira Rakacolli deklaroi se, pas fazës së parë të shpalljes se listës paraprake të kandidatëve të interesuar, ju dhamë kohe 2354 aplikantëve për të plotësuar dokumentacionin. Janë 1945 kandidate qe do te testohen për 416 vende te lira pune ne profesionet infermiere, teknik imazherie, fizioterapiste.

Më konkretisht:

1376 infermiere,

300 mami ,

59 fizioterapistë,

98 tekinike imazherie,

107 teknike laboratori dhe

5 logopedistë.

Njoftimi i plotë

Lista e plotë dhe e detajuar është publikuar në portalin: www.infermierepershqiperine.al

Ku çdo I interesuar mund të marrë informacion për renditjen dhe pozicionin e tij në listë. http://infermierepershqiperine.al/njoftim/

Kandidatet dhe të gjithë te interesuarit kane 5 dite kohe për ankimimin për piket duke filluar qe sot dhe pas pesë ditëve për shqyrtimin e ankesave.

Me date 29 mars do te kemi listën me renditjen përfundimtare te kandidateve që do të futen në testim.

Pas kësaj do te zhvillohet testimi me shkrim, i cili për shkak te numrave është  menduar  te zhvillohet  ne katër qarqe, përkatësisht ne Tirane, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Më konkretisht:

Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 Mars, në orën 14.00 në ambjentet e universitetit mjekësor Tiranë.

Për kandadiatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 Prill në ambjentet e universitetit Ismail Qemali në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill në ambjentet e universitetit Luigj Gurakuqi në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambjentet e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në datë 4 Prill, në orën 14.00.

Pra sic shihet procesi eshte teresisht transparent, ne baze te merites se gjithsecilit.

Kjo ështe e vetmja mundesi per tu punesuar ne sistemin public shendetesor  per te gjitha profesionet e permendura.

Me anë të kësaj mënyrë transperente, Ministria e Shendetesise garanton sherbimin me cilesor ndaj qytetareve.

a.m/Shqiptarja.com

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Me varka dhe gomone, dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren e dy fëmijët, vështirësi në gjetjen e trupave

Shkodër/ Me varka dhe gomone, dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren e dy fëmijët, vështirësi në gjetjen e trupave