Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, ”Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, date 11.05.2000 ”Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”,  znj. Jorida Labaj është fitues i konkursit, për pozicionin Specialist në Sektorin e Marketingut, në Drejtorinë e Marketingut dhe Promocionit Turistik në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.