Autoritetet policore italiane i janë përgjigjur Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë në lidhje me pajisjen “IMSI Catcher”. Në letrën e autoriteteve policore italiane specifikohet se pajisja nuk ka aftësi të kryejë përgjime telefonike audio, atyre me tekst apo të dhëna të tjera.

"Sistemi nuk është në gjendje të kryejë aktivitete të tjera teknike, përveç atyre që përmendëm më sipër.Në mënyrë të veçantë nuk mund të kryejë asnjë lloj përgjimi, as në audio, as të mesazheve, dhe as të të dhënave të tjera".

Në dokumentin zyrtar të firmosur nga oficeri i lartë i policisë italiane, Xhanpaolo Xambonini (Gianpaolo Zambonini), thuhet se pajisja, e modelit “Vortex Air” është prodhuar nga shoqëria franceze “Erkom”, e dërguar në Itali nga shoqëria “Italarms”. 

Pajisja është përdorur nga Policia Shkencore për aktivitetet formuese dhe stërvitore të Policisë shqiptare, në bashkëpunim kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve. Po ashtu sa i përket pajisjes, në dokument thuhet se pajisja ka aftësinë të të lidhet dhe të identifikojë vendodhjen e telefonave celulare nëpërmjet antenave të saj. Ajo ka aftësinë të veprojë në një distancë nga 400- 900 metra në zonën ku është instaluar. Po ashtu në letrën e firmosur nga specialisti Xambonini, se ajo është përdorur në kuadër të marrësveshjes përkatëse në salla por edhe në stërvitje në terren.

letra italianeve
(Letra e ministrisë se Brendshme italiane për Prokurorinë shqiptare)

letra italianeve
(Letra e ministrisë se Brendshme italiane për Prokurorinë shqiptare)


Në hapat e parë të përdorimit, IMSI Catcher, identifikon vendodhejn e antenave të telefonisë së lëvizshme, në zonën ku është duke vepruar. Ajo po ashtu identifikon për çdo përdorues telefonik teknologjinë radio që përdorin, 2G, 3G apo 4G. Pas këtij procesi bëhet edhe përzgjedhja e atyre përdoruesve apo telefonave që kalojnë në fazën tjetër. Kjo fazë ka të bëjë me konfigurimin e pajisjes dhe mbledh të dhënat e telefonit nga IMEI, si dhe bën identifikimin e vendndodhjes. 

Letra e mësipërme është e dyta e dërguar prokurorisë shqiptare brenda pak javësh, në lidhje me pajisjes IMSI CATCHER, në lidhje me hetimin e nisur nga prokuroria e Përgjitshme.

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)