Për të gjithë maturantët e këtij viti shkollor, nga drejtoritë e shkollave futen në Portalin online të Maturantit të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm si të dhëna të nevojshme për rankimin e aplikuesve në bazë të kritereve të vendosura nga IAL-të si dhe për shpalljen e listës së fituesve nga ana e këtyre institucioneve. I njëjti proces do të kryhet dhe për maturantët e viteve të mëparshme nga drejtoritë e shkollave ku kanë bërë aplikimin me formularin A1Z.