U zhvillua sot Mbledhja e Pestë e Këshillit Kombëtar i Barazisë Gjinore. Gjatë fjalës së tij minstri i Punëve dhe i Çështjeve Sociale Spiro Ksera shprehu se çështjet e barazisë gjinore dhe respektimi itë drejtave të grave janë në qëndër dhe pjesë e të gjitha politikave sociale. Më tej ministri paraqiti të dhënat lidhur me arritjet në fushën e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës në familje, ndër të cilat nënvizoi dhe nëshkrimin e Konventës së Këshillit të Europës “Parandalimi dhe lufta kundër dhunës ndaj gravedhe dhunës në familje.”
Ministria e punës ka pohuar se gjatë vitit 2011 është bërë e mundur hapja e Strehëzës së parë Kombëtare për viktimat e dhunës në familje, në të cilën deri më tani janë pritur dhe trajtuar mbi 20 raste gra dhe viktima të dhunës në familje me 16 fëmijët e tyre.

Ndërsa zv/ministrja Filloreta Kodra, prezantoi Raportin Kombëtar të Barazisë Gjinore, i pari studim Kombëtar që ka anlizuar situatën sipas drejtimeve të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore.
Ky është i pari raport studimor që paraqet gjëndjen e gruas, gjëndjen ekonomike të saj dhe statusin e saj në shoqëri. Nga të dhënat e studimit mësohet se është rritur numri i punësimit të grave në bujqësi dhe në arsim. Gjithashtu sipas raportit është rritur dhe numri i vajzave që përfundojnë shkollën e mesme dhe familjet me ndihmë ekonomike me kryetare femër janë më pak të varfra (6%) në krahasim  me familjet e varfra me kryetar mashkull (8.9%)

Një tjetër çështje që u ngrit gjatë mbledhjes ishte dhe procesi i emërimit dhe ngritjes së strukturave të nënpunësve gjinorë si në ministritë e linjës ashtu edhe në pushtetin vendor.

(fj.di/shqiptarja.com)