Lufta/ Kreu i ushtrisë ukrainase: Situata në front është përkeqësuar, rusët kanë suksese taktike! Sulme në Sumy, qindra shpërthime

Lufta/ Kreu i ushtrisë ukrainase: Situata në front është përkeqësuar, rusët kanë suksese taktike! Sulme në Sumy, qindra shpërthime

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Ukrainase, Oleksandr Syrsky ka thënë se situata në vijën e frontit është përkeqësuar. Në një postim në Facebook, ai njoftoi se forcat ukrainase ishin tërhequr nga pozicionet në rajonin lindor të Donetskut.

“Situata në front është përkeqësuar, trupat ruse kanë arritur suksese taktike në disa fusha. Rusia po sulmon në mënyrë aktive përgjatë gjithë vijës së frontit, duke arritur suksese taktike në disa zona", tha Syrsky në Facebook.

Pjesa më e madhe e luftimeve janë zhvilluar rreth Chasiv Yar, një bastion i kontrolluar nga Kievi, të cilin Rusia është përpjekur ta pushtojë pas Avdiivkës. Rusia po përpiqet të përfitojë nga epërsia e saj në artileri përpara se forcat ukrainase të marrin furnizimet e nevojshme me armë të reja amerikane.

SHBA javën e kaluar ranë dakord për një paketë ndihme ushtarake prej 61 miliardë dollarësh (49 miliardë paund) për Ukrainën. Por armët e reja amerikane nuk kanë arritur ende në vijën e frontit, ku trupat ukrainase kanë luftuar për muaj me mungesë municionesh, trupash dhe mbrojtjesh ajrore.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar për qindra shpërthime në rrethin Sumy, në veri-lindje të Ukrainës. Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 17 dronë ukrainas mbi rajonet Bryansk, Kursk, Belgorod dhe Kalushka gjatë natës, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Në njoftim saktësohet se sistemet e mbrojtjes ajrore në detyrë “shkatërruan dhe përgjuan” nëntë drone mbi rajonin Bryansk, tre mbi territorin e rajonit Kursk, dy mbi rajonin Belgorod dhe tre mbi rajonin Kalush, raporton RIA Novosti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës: Situata është përkeqësuar, rusët suksese taktike

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Ukrainase, Oleksandr Syrsky ka thënë se situata në vijën e frontit është përkeqësuar përballë sulmeve të shumta ruse.

Oleksandr Syrskyi tha se forcat ukrainase ishin tërhequr nga pozicionet në rajonin lindor të Donetskut.

“Situata në front është përkeqësuar, trupat ruse kanë arritur suksese taktike në disa fusha. Rusia po sulmon në mënyrë aktive përgjatë gjithë vijës së frontit, duke arritur suksese taktike në disa zona", tha Syrsky në Facebook.

Ora 18:16
Rusia kërcënon Perëndimin: Do përgjigjemi ashpër nëse konfiskoni asetet e 'ngrira' ruse

Rusia ka kërcënuar Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen, duke u zotuar për masa hakmarrëse dhe veprime ligjore “pafund”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret që ia ka uzurpuar Ukrainës, në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira ruse.

“Mëmëdheu ynë nuk është në shitje. Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit. Në Perëndim ka shumë që e kanë kuptuar këtë, por jo të gjithë fatkeqësisht", shkroi Zakharova në Telegram.

Ora 12:56
Ukrainë/ Zelenskyy: Terrori rus vazhdon sepse s’kemi armatim, na furnizoni që të detyrojmë Rusinë të kërkojë paqen

"Terrori rus ekziston vetëm sepse ne kemi më pak armë dhe zgjidhje për të mbrojtur jetën, sesa Rusia ka kapacitetet për të shkatërruar.

Të gjithë e dinë se sa efektivë janë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, IRIS-T, NASAMS, Hawk dhe sisteme të tjera moderne të mbrojtjes ajrore .

Ne kemi nevojë për ato këtu në Ukrainë: në Kharkiv, Dnipro, Odesa, Mykolaiv, Kherson, Donbas dhe qytete të tjera që vuajnë nga sulmet ruse”, ka shkruar në Telegram presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Çdo lider, çdo shtet, çdo ambasador që na ndihmon me mbrojtjen ajrore tani  nuk është vetëm një shpëtimtar, por edhe dikush që zvogëlon tundimin rus për luftë.

Sa më pak të arrijë Kremlini përmes terrorit, aq më shumë do të jetë i interesuar për të gjetur paqen. Ne duhet ta detyrojmë Rusinë në këtë së bashku”, shton ai.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ISH OFICER: 29/04/2024 07:32

    More po ky kumandari a është U.K apo është Rus?,dhe sikur situata luftarake në front të jetë e tillë a nuk e kupton se ç'farë bënë me atë intervistë?Është A.B.C. e ushtrive rruajtia e sekrtit të gjëndies në front,sps demoralizon forcat.etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë