Takimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos u pezullua të mërkurën për pak minuta për shkak se ministrit të jashtëm spanjoll Alfonso Dastis i ra të fikët, gjë e cila solli ndërprerjen e takimit. Ministrit Dastis iu dha ndihma e parë nga të pranishmit në sallë më pas u dërgua në spital për mjekim të mëtejshëm.

Ngjarja ndodhi kur në forum po diskutonte presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos dhe presidenti i Grupit të Bankës Botërore.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ministri i jashtëm rifitoi vetëdijen e plotë.