Faza e dytë e riatdhesimit nis të shtunën nga Roma, Balluku: Karantina në hotelet e Durrësit, aplikoni këtu për formularin dhe pagesën

TIRANE-Ditën e shtunë (18 prill) do të nisë nga Roma faza e dytë e riatdhesimit të shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijve. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku pasditen e sotme u shpreh se të gjithë ata që duan të kthehen të atdhe karantinën do ta bëjnë në Durrës në disa hotele në qytetin bregdetar. Por si duhet të veprojnë shqiptarët?

Ministrja sqaroi të gjithë procedurën hap pas hapi me aplikimin që duhet të bëhet te faqja e Air Albania-s, por edhe pagesën. Karantina në Durrës do të jetë 14 ditë me lekët e vetë atyre që duan të rikthehen. Sistemi elektronik për rezervimet online për hotelet dhe biletën do të jetë gati nga dita e enjte në orën 10:00.

Gjithashtu ministrja tha se me avionin e Air Albania nga Tirana në Romë drejt Italisë mund të udhëtojnë qytetarët italianë apo shqiptarë që kanë leje në vendin fqinj.

"Pas grupit të parë të riatdhesimeve që kemi kryer para pak ditësh, për të gjithë ata qytetarë të cilët janë konsideruar në bazë të kritereve të vendosura nga Qeveria Shqiptare, si grupe në nevojë, pra studentët dhe rastet humanitare, tashmë jemi angazhuar për të zgjidhur më gjerë këtë çështje shumë sensitive.

Në një bashkëpunim të ngushtë mes ministrive të përfshira në këtë proces kemi arritur të krijojmë një mekanizëm të sigurtë për riatdhesimin tuaj, një mekanizëm, i cili nuk do të afektojë rezultatet pozitive që kemi arritur deri tani për mbrojtjen ndaj përhapjes së COVID 19.

Masat e marra nga Qeveria Shqiptare do të respektohen rigorozisht edhe gjatë këtij procesi, përmes protokolleve të dizenjuara me kujdes nga instituti i shëndetit publik.

Duke filluar nga dita e shtunë, datë 18 prill, “Air Albania” do të nisë fluturimet nga disa destinacione europiane, të cilat janë vlerësuar nga ne, si pikat kryesore për të kryer transportin e udhëtarëve shqiptare, të cilët duan të kthehen në atdhe.  

Për të plotësuar kushtet e karantinimit ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka arritur një marrëveshje me disa struktura hotelerie, në zonën e Durrësit, të cilat kanë shprehur vullnet për t’u transformuar në struktura karantinimi COVID-19.

Transporti ajror për procesin e riatdhesimit do të kryhet nga kompania flamurmbajtëse “Air Albania'.

E gjitha kjo paketë ku përfshihet transporti ajror dhe strukturat e hotelerisë, të vendosura në dispozicion të karantinimit, do të mund të rezervohet online me pagesa të arsyeshme, të cilat garantojnë shërbimin tuaj në kushtet e sigurisë sanitare dhe atyre shëndetësore.

Për të kryer rezervimin e paketës së riatdhesimit tuaj, fillimisht duhet të aksesoni faqen e internetit airalbania.com.al dhe më pas rubrikën riatdhesime.

Klikoni në linkun e hotelit, për të zgjedhur paketën që ju përshtatet dhe më pas konfirmoni formularin elektronik të kushteve të karantinimit. Ky formular do të firmoset nga ju fizikisht gjithashtu në momentin e lëshimit të bordin pass në sportelet e Air Albanias në aeroportet nga të cilët do të udhëtoni.

Ju lutem lexoni me kujdes kushtet e vendosura në atë formular, pasi nuk do të tolerojmë askënd, që do të thyejë rregullat e vendosura dhe të pranuara, duke vënë në rrezik sigurinë shëndetësore të të gjithë qytetarëve shqiptarë, përpjekjet e secilit prej nesh, në këtë luftë me armikun e padukshëm.

Pasi të keni pranuar kushtet e karantinimit, ju mund të procedoni me pagesën elektronike për 14 ditët e qëndrimit në strukturën akomoduese.

Në emailin tuaj do t’ju mbërrijë konfirmimi i rezervimit të akomodimit, së bashku me një kod unik identifikues, të cilin do ta përdorni për të vijuar me rezervimin e biletës së avionit.

Pra kthehuni në faqen e Air Albanias dhe me kodin që tashmë posedoni kryeni rezervimin e biletës dhe pagesën e saj. Kështu do të keni përfunduar procesin e rezervimit të riatdhesimit tuaj.

Air Albania do t’ju dërgojë elektronikisht të gjitha detajet e fluturimit tuaj, aeroportin përkatës, ditën dhe orën e saktë të fluturimit.

Me mbërritjen në aeroportin e Rinasit, strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kujdesit Social do të verifikojnë gjendjen tuaj shëndetësore, dhe më pas të shoqëruar nga mjetet e transportit, të cilat ofrohen nga strukturat akomoduese, nën shoqërimin e Policisë së Shtetit, do të drejtoheni për në zonën e Durrësit.

Qëndrimi në karantinë do të zgjasë për 14 ditë dhe vetëm pas verifikimit nga stafet mjekësore të gjendjes tuaj shëndetësore, ju do të ktheheni në shtëpitë tuaja, sigurisht duke respektuar të gjitha rregullat e vendosura nga Qeveria Shqiptare gjatë periudhës së pandemisë.

Dua t’ju bëj me dije, gjithashtu se fluturimet e “Air Albania”, të cilat do të nisin me Romën këtë fundjave, por do të pasohen edhe me destinacione të tjera, mund të përdoren për të udhëtuar nga Tirana drejt Italisë, nga qytetarët italianë, apo shqiptarë, të cilët kanë një leje qëndrimi të vlefshme për të jetuar dhe punuar në shtetin fqinj.

Edhe në këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve, që të respektojnë të gjitha kërkesat dhe rregullat e vendosura nga shteti Italian, për procesin e riatdhesimit.

Sistemi elektronik për rezervimet online do të jetë i disponueshëm duke filluar nga dita e enjte, ora 10:00.

Për çdo paqartësi që do të ndeshni gjatë procesit të riatdhesimit NE do të vendosim në dispozicionin tuaj disa numra kontakti, ku mund të gjeni përgjigje apo ndihmë.

Qeveria Shqiptare është e angazhuar për të realizuar me sukses riatdhesimin tuaj, por pa cenuar asnjë nga masat dhe rregullat e vendosura për mbrojtjen nga COVID -19.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Vetëm së bashku mund ta fitojmë këtë luftë me armikun e padukshëm.

Kemi sakrifikuar jo pak, për të arritur deri këtu, ndaj nuk duhet të humbim vigjilencën kundrejt këtij armiku dinak, i cili nuk kursen askënd.

Urojmë të jeni të gjithë mirë me shëndet dhe të vini sa më shpejt në Shqipëri" tha ajo. Në fund të marsit u realizua faza e parë e riatdhesimeve për kategoritë me emergjente që i zuri mbyllja e kufijve jashtë atdheut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rudina: 21/04/2020 11:44

    Po per ne qe kemi punen ne itali e duhet me shku se me kan kerku per pun si i bohet ju lutem na ktheni nje prgj

    Përgjigju
  • Silvana: 18/04/2020 20:06

    Mos e gzofshi jeten vdekshi te paret juve qe sjeni te zotet te perballoni saghe.

    Përgjigju
  • Aleks topuzi: 15/04/2020 17:42

    Ca behet me ne si jemi ne itali si mund te aplikojm per tu kthyer ne shtepi

    Përgjigju
  • Llogaria: 15/04/2020 09:35

    14 dit 3vakte ne dite nga 15 000 =45000lek ushqim dita,total 630 000leke ushqim per person,hoteli 14 dit nga 30000 lek nata minium =420000 lek fjetje person,pra totali 630000+420000=1050000lek vetem qendrimi ne durres,plus fluturimin 100€ ,imagjinoni sa shkon,,,,o rrota ça boni kshu,gjith bota i mer qytetaret e vet dhe i le neper shtepija....

    Përgjigju
    • Plaku: 16/04/2020 21:14

      Sa ishte llogaria dhe njehere o brekegrisur e mendje grope.hahahahha

  • Www: 15/04/2020 08:51

    Sic ja pagoi hotelin te demtuarve te termetit tja pagoi dhe familjarve tone...ato qe u riatdhesuan para 2 javeve e ben karantinen ne shpi pse duhet te paguajne kto te tjt..."turizem" me fatkeqet qe kan ngel rrugeve te europes do te bej ky...e di qe eshte cinike por ta paguaje dhe ato qe u preken nga termeti ndo nje 10% te ati borxhi prej 1miliard Eurosh se pjesen tjt do ja paguajne po shqiptaret me taksat e tyre

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/04/2020 08:15

    Lerini xhovanet e jorgote atje ku jane mos na i sillni në Shqiperi se do na semurene!

    Përgjigju
  • Selimi: 15/04/2020 05:52

    Dmth keto te Romes i kap riatdhesimi, keto te Kapshtic-Kakavije nuk u kapka....

    Përgjigju
  • Faisbe: 15/04/2020 05:10

    Hajde logjike lemerie hajde! Kesaj i thone denim me 700 euro dhe jo me 70000 leke(vlere nominale) qe ka akti normativ. Po mire,merruani keta leke nga xhepi ketyre hallexhinjve dhe i lejoni te shkojne ne shtepine e tyre. Çbehet keshtu,o kryeminister yne hallemadh?

    Përgjigju
  • durres: 15/04/2020 04:10

    Ju lutem ejani ne hotelin tim , ofrojme cilesi te larte me cmim te mire . ju sigurojme kara ntine te mrekullushme

    Përgjigju
  • rttt: 15/04/2020 01:39

    O legena e keni myt fare Durresin. Lejeni te marre fryme. Cjane keto budalliqe

    Përgjigju
  • Ενεριαντα νταουτι: 15/04/2020 01:16

    Jan ne terezi keta njerez akoma do i pin gjakun shqipetareve keta

    Përgjigju
  • Gallate: 14/04/2020 23:21

    Turizmi do jete daulle sivjet dhe Edua ka gjetur si zgjidhje karantino-turistet me pru noi lek dhe rimekemb Durresin nga termeti.

    Përgjigju
  • KUJDES vellezer e motra emigrante: 14/04/2020 22:36

    Duhet te pagosh 310 euro per karantinen plus fluturimi me lasgushin e Rames per itali greqi 300euro per gjermani France 500euro HAJDE HAJDUTERI HAJDE

    Përgjigju
  • Hahahahahs: 14/04/2020 22:06

    Edi brekushja i thote kthehuni por do paguani hotelin hahahahahaha cfare mashtruesi apo jo?

    Përgjigju
  • Qulli me kosin: 14/04/2020 20:58

    Çfare jane keto kafsherira moj debile e dreqit. Leri te shkojne ne shtepi njerezit. Atehere kur duhej te mbyllnit portat nuk i mbyllet ju

    Përgjigju
  • Shqipta ri: 14/04/2020 20:37

    Ore po jane ne terezi keta ore po pse te shkoj ne hotel me leket e mija kur mund te rri ne shpi dhe te vijn te kontrollojn sa te duan,çjane keto gomarlleqe,,gjith bota te le ne shpi,,ky na caktokka dhe hotelet

    Përgjigju
    • Ledio: 14/04/2020 22:12

      Jan komplet kafshe

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë