Ministrja Balluku në 'Forumin Global të Energjisë': Partneriteti me SHBA-në është vendimtar dhe jetik për Shqipërinë

Një nga eventet më të rëndësishme botërore për energjinë, është tashmë prej vitesh “Forumi Global” i organizuar nga “Atlantic Council”, i cili mbledh përfaqësues të nivelit të lartë, me ndikim në politik bërje dhe vendimmarrje.

Ky forum synon shkëmbimin e eksperiencave dhe krijimin e partneriteteve të reja në fushën energjetike, për hartimin e strategjive rajonale dhe globale si dhe ndërtimin e bazës rregullatore në sektorët e ndryshëm energjetik.

Në forumin e organizuar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe ka marrë pjesë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Balluku vlerësoj rolin e rëndësishëm që “Atlantic Council” ka në gjenerimin e ideve të reja për zhvillim, praktikave më të mira nga mbarë bota, si dhe mbështetjen e vyer që jep për çështje të rëndësisë së veçantë si siguria energjetike dhe disiplinimi i sektorit të naftës dhe gazit.

Ajo prezantoi zhvillimet e reja në fushën e hidrokarbureve dhe masat që qeveria Rama synon të marrë në këtë fushë.

"Shqipëria, ndonëse një vend i vogël, ka pasuri të konsiderueshme nëntokësore, veçanërisht në naftë. Vitet e fundit disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë operojnë në upstream, në vendin tonë dhe të tjera kanë shprehur interes. Ndërkohë përsa i përket sektorit të përpunimit dhe shpërndarjes së naftës, duke konsideruar volumin që zë në treg, si dhe sfidat unike që paraqet, qeveria shqiptare ka parashikuar dhe do të implementojë një strategji afatgjatë për disiplinimin dhe mbarëvajtjen e këtij sektori me ndikim të ndjeshëm në financat e shtetit dhe ekonominë vendase. Sistemi i ri ‘ Track & Trace’,  bazuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, do të jap zgjidhjet e munguara si dhe rezultate të ndjeshme dhe të menjëhershme", u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku referoi qëndrimin e qeverisë për zhvillimet e fundit, duke përsëritur dhe një herë se partneriteti me SHBA është vendimtar dhe jetik për Shqipërinë.

"Historia na ka treguar se kush janë miqtë e vendit tonë, na ka mësuar përmes vështirësive se kush ruan vlerat e demokracisë, e kush është shembull i shtetformimit, ndaj ne me mirënjohje të plotë, qëndrojmë në krah të miqve tanë.

Nëse qëndrojmë të gjithë bashkë, kështu siç jemi sot, nëse kemi ide të qarta e si rrjedhojë plane të qarta për arritur objektivat tanë si: mbrojtja e demokracisë, pavarësia dhe siguria energjetike si dhe krijimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike për të gjithë vendet tona, vetëm atëherë do të jemi të fortë mjaftueshëm për të përballuar çdo sfidë", theksoi ministrja Balluku.

Gjatë forumit të Këshillit Atlantik, Ministrja Balluku zhvilloi një takim me Gjeneralin James Jones, ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO për Europën dhe njëkohësisht themelues i nismës “3 Seas”.

Temat kryesore të diskutimit mes tyre ishin ngjarjet aktuale, siguria energjetike dhe ajo kibernetike. Gjenerali Jones i shprehu Ministres Balluku gadishmërinë për të mbështetur nismat e rëndësishme të qeverise shqiptare në fushën energjetike dhe atë të teknologjisë së komunikimit, duke vlerësuar rolin vendimtar të Shqipërisë në rajon.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh