Ministrja 'blic' në burgun e Drenovës pas shkarkimit të drejtorit që ndihmoi në lirimin e 'Gjeneralit'

Ministrja 'blic' në burgun e Drenovës pas shkarkimit të drejtorit që ndihmoi në lirimin e 'Gjeneralit'

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një vizitë blic në burgun e Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit, i cili lëshoi një raport për sjellje pozitive të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjenerari, njohur ndryshe si Gjenerali.

Ministrja tha se shkelje të tilla jo vetëm nuk do të tolerohen, por do të vlejnë si shembull për drejtuesit e tjerë. “Nuk do të tolerojmë askënd që shkel ligjin”, shprehet Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë, ishte edhe në Hipotekën e Korçës, ku për herë të parë u prezantua shërbimi "Fast Track", i cili në Tiranë ofrohet prej disa muajsh.

Me Fast Track, qytetarët marrin 9 shërbime në vetëm 24 orë. Fast Track, ka sjellë një revolucion të vërtetë në ZVRPP e vendit, ku qytetarët pa humbur kohë dhe pa kurrfarë burokracie, përfitojnë shërbime cilësore, e çfarë është më e rëndësishmja, nuk ka më asnjë hapësirë për korrupsion, thekson Gjonaj.   

Ndërkohë, vlerësoi edhe punën e ZVRPP Korçë, ku gjatë vitit 2018 trajtoi një numër rekord certifikatash pronësie,  rreth 90% të lejeve të legalizimit që ju përcollën nga ALUIZNI. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar