Ministrja Denaj thirrje maturantëve për të zgjedhur Universitetin Bujqësor: Mundësi për karrierë të suksesshme

Teksa u kanë mbetur edhe shumë pak kohë nga aplikimet për në universitet, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, fton të gjithë maturantët që të zgjedhin të studiojnë në një nga degët e shumta që ofron Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Sipas saj UBT është një zgjedhje e sigurt dhe një mundësi për të rinjtë për të pasur një karrierë të suksesshme.

Ministrja Denaj mesazhin zgjodhi ta përçoj nëpërmjet një video në rrjetet sociale, ku përveç laboratorëve me standarde ndërkombëtare, theksin e vendos edhe tek pajisja e studentëve në përfundim të studimeve me diploma të dyfishta me Universitetin e BOK-ut në Vjenë, për të rinjtë që zgjedhin të ndjekin fushat e shumta si agronomi, mjedis, blegtori, etj.

“Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron një gamë të gjerë mundësish për të rinjtë, duke përfshirë programe të reja, programe në gjuhë të huaj, diploma të dyfishta dhe shumë degë që garantojnë një treg pune të qëndrueshëm. Me standardet e Universitetit BOKU të Vjenës, transformimi i #UBT hap një horizont të ri për të rinjtë që do të zgjedhin të ndjekin fushat e shumta si agronomi, mjedis, blegtori, akuakulturë, mbrojtje bimësh, bioteknologji, teknologji agroushqimore, veterinari e shumë të tjera.

Laboratorët sipas standardeve ndërkombëtare ISO sigurojnë një edukim cilësor dhe praktik. Apliko tani në u-albania deri më 4 gusht dhe fillo udhëtimin tënd drejt një karriere të suksesshme në fushën e bujqësisë dhe shkencave të lidhura”, shkruan Denaj.

 

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë