Ministrja e Arsimit e paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshme Vokshin! Deputetja e PD: Kushi të japë dorëheqjen

GJKKO ka shpallur të pafajshme deputeten Albana Vokshi, e cila ishte paditur për shpifje nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Pas këtij vendimi, në një dalje para mediave, deputetja e PD kërkoi sërish dorëheqjen e Kushit duke e cilësuar si shkaktare të degradimit të arsimit.

Po ashtu bëri thirrje që prindërit t’i bashkohen në përpjekjet e tyre për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve. Nuk mungojnë akuzat e saj për Kushin dhe Ramën ndërsa thekson se shkatërrimi i arsimit ka pasoja për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

“Gjykata më dha të drejtë. Më shpalli të pafajshme duke rrëzuar padinë e Evis Kushit. Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Shpresoj të mos jetë rast i izoluar. Drejtësia të përballet me shantazhet dhe dhunën që ushtron pushteti. Shkatërrimi i arsimit është një nga krimet më të mëdha të qeverisë Rama. Shumë prindër nuk besojnë më te arsimi shqiptar. Përgjejgës për këtë janë Edi Rama dhe Evis Kushi.

Meqënëse nuk pres vendimmarrje nga Rama, sot i kërkoj Evis Kushit të japë dorëheqjen sot pasi është shkaktare e degradimit të arsimit. Duhet të shpëtojmë fëmijët e të ardhmen. Shkatërrimi i arsimit ka pasoja për të ardhmen e shoqërisë shqiptare ndaj duhet të bashkohemi për të ndalur këtë qeveri anti-shqiptare. Ftoj çdo prind që të bashkohet me përpjekjet tona për demokraci”, tha Vokshi.

 Kushi e kishte paditur pas denoncimit që bëri Vokshi për shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar. Sipas saj, teza e pyetjeve kishte dalë disa orë para provimit. Kushi zgjodhi t'i drejtohej gjykatës dhe ta akuzonte për shpifje, por deputetja e PD rezulton të jetë shpallur e pafajshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • samiu: 09/12/2022 19:05

    Gjukata te ed rrumpalles

    Përgjigju
  • Xyz: 09/12/2022 15:04

    Kjo Albana eshte nje e pergedhelur e PD e paafte.Por ne rastin konkret ka te drejte qe arsimi ka degraduar.Mbajti ne krye te DRAP it Fier Brunilda Dhamin me dosje ne gjykaten e larte.Apo drejtoreshe arsimi ne Vlore Alma Bakiun qe futi ne arsim gjithe shoqet e kafeneve dhe e sponsorizonin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja