TIRANE-Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka nxjerrë sot urdhrin e pezullimit nga detyra të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndrecën.
Sipas urdhrit të ministres, thuhet se “në datë 8 qershor 2017 është regjistruar kallëzim penal ndaj shtetasve Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”.
Këta shtetas dyshohet se kanë qenë të pranishëm në ambientet e shkollës së mesme “Shote Galica” Fushë Krujë në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore, të pa pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse”.
Karabina kerkoi që Prokuroria të hetojë rastin.
Lëvizjet në administratë me pretendimet e përfshirjes në fushatë shkaktuan përplasje mes Ministres teknike të Arsimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MASH.

(Urdhri i Ministrise se Arsimit)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com