Ministrja e Bujqësisë takim me fermerët në Maliq: 1.2 miliardë lekë i shtohen skemës kombëtare të mbështetjes për vitin 2022

Ministrja e Bujqësisë takim me fermerët në Maliq: 1.2 miliardë lekë i shtohen skemës kombëtare të mbështetjes për vitin 2022

Për herë të tretë brenda vitit, fermerët do të marrin mbështetje të drejtpërdrejtë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në një takim me fermerët në Maliq të Korçës, njoftoi shtesën e radhës që i vjen buxhetit të skemës kombëtare brenda vitit, kësaj herë për kulturën e grurit me 1.2 miliardë lekë të tjera, nga të cilat 500 milionë lekë për grurin duke e çuar buxhetin total të mbështetjes së drejtpërdrejtë për fermerët në pothuajse 4 miliard lekë.

Ministrja nënvizoi se kjo mbështetje për të tretën herë radhazi nuk ka ndodhur më parë dhe se fokusi i qeverisë shqiptare është fuqizimi i prodhimit vendas në kulturën e grurit.

Ministrja nënvizoi dy nga kushtet e rëndësishme për aplikantët si fatura e fiskalizuar e blerjes së farës për të njohur gjurmueshmërinë e produktit dhe certifikimi i farës. Frida Krifca tha ndër të tjera se është kërkuar nga bashkëpunëtorët në BE, që në thirrjen e ardhshme të programit IPARD, të përfshihet edhe mbështetja për kulturën e grurit në investime, si në mekanikë bujqësore, autokombanjë apo edhe në pika grumbullimi për magazinimin e produktit.

Përfitues për grurin do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik Aplikantët do të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në të gjithë territorin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave