Firmat me aksionerë apo administratorë të dënuar do të përjashtohen nga koncesionet dhe tenderat

Personat e dënuar për një sërë veprash të rënda penale, që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin, terrorizmin dhe korrupsionin, nuk do të mund të përfitojë tendera dhe koncesione. Njoftimi për ndryshimet ligjore është komunikuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Me këtë paketë ligjore parashikohet që nuk do të mund të përfitojnë tendera publikë, apo koncesione asnjë kompani, që, jo vetëm rezulton e dënuar si subjekt publik, por edhe në rastet kur të dënuar rezultojnë  administratorët, përfaqësuesit, drejtuesit, ortakët, apo aksionerët. I njëjti ndalim do të aplikohet edhe për përfitimin e statusit të investitorit strategjik, përftimin për lehtësi në fushën e turizmit dhe përfitimin e ndihmës shtetërore” deklaroi ministrja.

Deri më sot përjashtoheshin nga përfitimi i fondeve publike vetëm subjektet juridikë të dënuar më parë, por me hyrjen në fuqi të paketës së re do të përjashtohen edhe aksionerët, administratorët, apo individë të tjerë me rol vendimmarrës në këto shoqëri tregtare, të cilat janë, ose kanë qenë të dënuar nën cilësinë e tyre individuale.

Deklarata e Ministres së Drejtësisë
Sot, Këshilli i Ministrave miratoi një paketë ndryshimesh ligjore që ndalon përfitimet e të mirave publike nga persona fizikë, apo juridikë, të dënuar për një sërë veprash të rënda penale, që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin, terrorizmin dhe korrupsionin.  Falë kësaj pakete, me hyrjen në fuqi të këtyre masave do të ndalohet çdo lloj mundësie që kjo kategori individësh shoqërish tregtare apo aksionere dhe përfaqësuesit e tyre të përfitojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë, apo mbështetje financiare nga fondet publike për ushtrimin e aktivitetit të tyre fitimprurës.

Lufta jonë frontale ndaj kriminalitetit shënon sot një zhvillim të ri.  Nëse deri më sot, në bazë të ligjeve në fuqi, përjashtoheshin nga përfitimi i fondeve publike vetëm subjektet juridikë të dënuar më parë, me hyrjen në fuqi të paketës së re do të përjashtohen edhe aksionerët, administratorët, apo individë të tjerë me rol vendimmarrës në këto shoqëri tregtare, të cilat janë, ose kanë qenë të dënuar nën cilësinë e tyre individuale. Këto ndryshme janë në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Europian dhe standardet ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  Me këtë paketë ligjore parashikohet që nuk do të mund të përfitojnë tendera publikë, apo koncesione asnjë kompani, që, jo vetëm rezulton e dënuar si subjekt publik, por edhe në rastet kur të dënuar rezultojnë administratorët, përfaqësuesit, drejtuesit, ortakët, apo aksionerët.

I njëjti ndalim do të aplikohet edhe për përfitimin e statusit të investitorit strategjik, përftimin për lehtësi në fushën e turizmit dhe përfitimin e ndihmës shtetërore.  Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për të kujtuar edhe njëherë çdo individ me rekorde kriminale se nuk do të ketë asnjë shans të përfitojë asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguese shqiptarë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pallavra: 26/10/2018 15:40

    Po firmat me politikanë e punonjës së administratës publike të deklaruar ose të fshehur do të përjashtohen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille