PD nxjerr shifrat: Rama i dha miliona euro tendera Klement Balilit dhe Edmond Begos

Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj se nuk do jepet asnjë tender për firmat me pronarë dhe administratorë të dënuar, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike. Nga selia blu, këshilltari ligjor i PD, Gazmend Bardhi ka denoncuar qeverinë se i ka dhënë miliona euro tendera Klement Balilit dhe Edmond Begos. 

Miku i Taulant Ballës, Edmond Bega, që ka përfituar 14 milionë euro nga punë publike, si dhe leje dhe licensa, Klement Balili, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ka përfituar 77 tendera, nga të cilat 30 pa garë. Edison Sali, anëtar i bandës së Agron Xhafaj, ka përfituar 12 tendera gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor në PD

Deklarata e Plotë:

Propaganda dhe tallja me shqiptarët janë mjeti i vetëm i qeverisë së Edi Ramës për të mbuluar bashkëqeverisjen me krimin. Nuk ka asnjë inisiativë të re nga qeveria e Edi Ramës kundër krimit të organizuar. Ministrja e Drejtësisë e di se ligji që ndalon personat e përfshirë në krimin e organizuar të mos përfitojnë tendera dhe koncesione është në fuqi prej vitit 2006. Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik përcakton se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo person për të cilin ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës ky ligj nuk u zbatua dhe tenderat, koncesionet, PPP-të ranë në duart e trafikantëve të drogës dhe personave të tjerë të përfshirë në krimin e organizuar.

Ligji për prokurorimet publike

Të shkruash me fjalë të tjera atë që sot ekziston në ligj, është tallje me shqiptarët dhe tentativë e qartë për të marrë në mbrojtje anëtarët e krimit të organziuar që janë aktualisht nën hetim nga prokuroria për përfitime të paligjshme në tendera publikë.

•Miku i Taulant Ballës, Edmond Bega, që ka përfituar 14 milionë euro nga punë publike, si dhe leje dhe licensa,
•Klement Balili, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ka përfituar 77 tendera, nga të cilat 30 pa garë.
•Edison Sali, anëtar i bandës së Agron Xhafaj, ka përfituar 12 tendera gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Këta shembuj dhe plot shembuj të tjerë janë prova se Edi Rama, i kapur në flagrancë, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thoma: 26/10/2018 21:02

    Ore injorant ndoshta keni te drejt , por me ato qe beri pd . Na coi ne apokalips , ne cdo drejtim . Vetem shtet nuk mund te quhesh ky vend me qeverisjen tuaj . Kjo eshte e keqja me e Vogel , ose me e Mira e cdo kohe per Shqiptaret per te gjetur nje te drejt . O debila , o injorant ,o kalbesira te kombit . Vetem pd nuk mund te behet kurre nje alternative per te na dhene nje shanc e mundesi me te mire qeverisje per njerezimin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë