Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Kuvend se qeveria do të angazhohet më fort kundër pastrimit të parave. Ibrahimaj theksoi se kanë ndërmarrë një nismë ligjore të rishikimit të ligjit organik, të drejtorisë së parandalimit të parave. Ajo bëri me dije se qëllimi i këtij ligji është fuqizimi i mekanizmit parandalues së pastrimit të parave. Ministrja iu përgjigj edhe kryedemokratit Basha i cili tha se kullat e larta në Tiranë po bëhen me paratë e drogës. Ibrahimaj tha se në perceptimin e saj, ndërtimi i kullave tregon zhvillim.
“Angazhim i premtuar për tu përmbushur brenda vitit. Qëllimi madhor është fuqizimi i mekanizmit parandalues në pastrimin e parave duke kontriuuar në fushën e sigurisë kombëtare dhe globale. Ky ligj sjell rishikimin e rikategorizimit e subjekteve raportuese. Në vitin 2012 Shqipëria kishte një mungesë të theksuar strategjike në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në vitin 2020 jemi vlerësuar për mungesë efektiviteti të masave të marra. Reforma në Drejtësi nuk ishte e lehtë, por u zbatua. Përfshirja në listën gri është një proces që e kalojnë shumë shtete. Open Data është strategjia politike ku duhet të veprohet për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave, dhe ne e kemi bërë këtë. "Do të zhvillojmë intensifikimin e luftës sonë në pastrimin e parave. Kjo qeveri ka rritur vendet e punës, të ardhurat për frymë, zhvillimin ekonomik. Kullat në Tiranë, në perceptimin tuaj tregojnë pastrim parash, ndërsa në perceptimin tim tregojnë zhvillim, ecurinë ekonomike që nuk duket vetëm me sy, por dhe me shifra."-tha Ibrahimaj.
Lajmi kryesor:
Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
69.1%
-
Jo
23.3%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1563
Lajme të tjera
-
26 mln lekë të vjetra gjobë bujkut se ndërtoi ministallën e tre lopëve pa leje! Braçe i indinjuar denoncon rastin: A jeni në terezi?
8 Maj, 17:12
-
Ministri Balla: Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë
8 Maj, 13:26
-
Basha i përgjigjet ‘ofertës’ së Ramës: Voto nismat e PD-së! 2 orë fjalim për të thënë ‘nuk kam faj’
7 Maj, 13:02
-
Zaloshnja: Opinioni i tiranasve për politikanët kryesorë dhe votat për partitë respektive
6 Maj, 10:34
-
Mbytja e nënës me fëmijët në Shkodër, Balla: Policia ka dyshime të forta se dhuna në familje dhe presioni e kanë shtyrë drejt aktit tragjik
5 Maj, 19:21
-
Basha tregon si u bë ministër Trasportesh për '1 minutë': Lul tha Berisha, ti do luftosh korrupsionin! Sa të bëhem kryeministër do heq traun te Rruga e Kombit
5 Maj, 18:46
-
Taulant Balla i tërheq vëmendjen policisë në Vlorë: Kontrolloni për kanabis, jo për riparimin e çative! Këtë vit nis vëzhgimi i territorit me dronët ‘Bayraktar’
4 Maj, 15:14
-
Përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës, Balla: Kemi hyrë në fazë transformimi të thellë, duhet të krijohet edhe shërbimi vullnetar zjarrfikës
4 Maj, 12:01
-
Amnistia dhe reforma zgjedhore, Basha ironizon Rithemelimin: Janë rimorkio e urbanit të prishur të Edi Ramës
4 Maj, 11:15
-
Ceremoni rivarrimi për 5 Dëshmorë të Atdheut, Balla: Policia të shtojë përpjekjet për të fituar besimin e publikut
3 Maj, 18:00
-
P/ligj ‘për gjendjen civile’ për të shtuar shërbimet online: Detyrim, deklarimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit! Balla: Nxit regjistrimin e emigrantëve
3 Maj, 17:20
-
Amnistia, Basha: ‘Atentat’ ndaj drejtësisë, liruan të korruptuarit! Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Meta? Kartë e djegur
3 Maj, 11:14