Ministrja e Financave: Në 2022 rritja ekonomike 4.84%, më e larta në rajon! Ndërtimi në vendin e parë! Javën tjetër nis konsultimi publik për bastet online

Rritja e ekonomike për vitin 2022 ka qenë 4.48%. Kështu bëri me dije ministrja e Financave dhe e Ekonomisë në një konferencë për mediat. Në vend të parë për rritjen ishte sektori i ndërtimit me 10%, ndërsa shërbimet e bujqësia më pas. Sipas ministres rritja ka qenë një tejkalim i pritshmërisë.

“Rritja ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë, konkretisht ndërtimi e 10.7 %, tregtia 9.9 % , bujqësia 0.06 % dhe industria 5.45 %. Rritja tejkaloi parashikimet e MFE-së, por edhe institucioneve ndërkombëtare. MFE dhe FMN parashikonin një rritje prej 3.7 %, ndërkohë BB parashikonte një rritje prej 3.5 % dhe BERZH, një rritje prej 3 %”, u shpreh ministrja gjatë një konference për shtyp lidhur me zhvillimet ekonomike për vitin 2022.

Duke u ndalur tek inflacioni, ministrja Ibrahimaj u shpreh se në vitin 2022 ishte 6.7%, shifër kjo më e ulëta në rajon dhe në BE, sipas ministres.

‘Ecuria e inflacionit ka qenë 6.7% ndjeshëm më i ulët qoftë për vendet e rajonit qoftë në BE. Inflacioni vjetor ka ardhur në ngadalësim që nga tetori. Në krahasim me vendet e rajonit gjatë gjithë vitit 2022 kemi pasur inflacionin më të ulët. Kjo ka ardhur duke mos rritur çmimin e energjisë elektrike. Mesatarja e BE-së. 9.2%.’- tha ministrja.

Borxhi publik në fund të 2021 ishte 74%, tha ministrja, ndërsa në vitin 2022 ulja e borxhit ishte me 10% me 64.6%.

Ndërkohë duke filluar nga java e ardhshme do të hidhet për konsultim publik ligji për hapjen e basteve online.

‘Ligji parashikon rihapjen e basteve online sportive dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë të hapura më parë. ligji do të kalojë për konsultim publik, do të ketë tryeze konsultimi me të gjitha grupet e interesit në mënyrë që të arrijmë me një draft ligjor sa më të konsoliduar dhe të parashikojë mbrojtjen sociale për ata kategori që janë të prekura nga ky ligj.’- tha Ibrahimaj.

E pyetur në lidhje me amnistinë fiskale, ministrja tha se po punohet dhe se ligji do të vijë i mire konsultuar.

‘Amnistia fiskale, jemi duke punuar akoma me draftin. E rëndësishme që ai draft të vijë i mirëkonsultuar nga gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që mos bëjmë veprime të nxituara që mund të shkaktojnë problematika për ekonominë e vendit. Jemi ende duke u konsultuar, do vijojmë sa kohë të jetë e nevojshme.’- u shpreh ministrja.

Sa i takon planit për rritjen e pagave, ministrja u shpreh se do të jetë një reformë madhore e shpërndarë përgjatë dy viteve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aktivisti: 31/03/2023 17:23

    Sa qesharak jeni bere me keq se ne kohen e merhumit.ketu po flasin njerzit me vete kjo zgjebsja na tregon arritjet e medha.tu vi turp maskarenj

    Përgjigju
  • Riku: 31/03/2023 13:57

    Uroj qe kete sallamin per djath ta kesh vec per patronazhistet dhe nostalgjiket 80+ ...

    Përgjigju
  • 99% te arrijme: 31/03/2023 11:29

    Keshtu thoshte dhe Enveri... 99% hahaha realizim plani Hajde *are hajde

    Përgjigju
  • Loni: 31/03/2023 10:32

    Moj Misnistre kjo rritja ekonomike te ne populli thjesht nuk po ndihet ka 8 vjet vetem po perkeqsohet , Ne nuk punojm as drejtora ne shtet as Ministra as merremi me drog jashtetit ne jemi demek shtresa mesme qe nuk po bejm dot as kalama te dyt se nuk po shohim siguri ne kete vend, the thoni pse po iken shtresa mesme. Kshu si po vazhdoni Pleq Budallenj the Drejtora ministra dhe trafikant do jetojn ne Shqiperi neve po na perzeni

    Përgjigju
    • Italja si moter: 31/03/2023 13:54

      Komentues llapanjoze ,kur flasin shifrat qe kontrollohen nga te huajt çfar kerkoni ?po te kesh mbaruar ndonje shkolle more Loni mund te punosh edhe drejtore ,po ju doni te hani dhe te llapni dhe parate tju vijne nga qielli ,sa i mencur qe je bre loni koke kartoni .ha nje te modh po fare mo trap .

    • Zeneli: 31/03/2023 11:00

      Falenderojme ministren qe evidenton se ndertimi ka qene ne vend te pare....E shohim edhe ne, ndertimin e kullave dhe shitjen e tyre ne themel.Ata qe i blejne nuk duan tja dine per cmimin...Po kush i nderton dhe kush i blen le te na e thote zonja ministre bashke me lalin e bashkise. Te gjithe e dine qe populli nuk i blen dot, qe nga ata ne administrate qe jetojne me pagen e djerses e deri tek pensiojistet. Na gezon dhe lali Eri kur na thote se na ka rritur vleren e prones, sikur mijra familje ne Tirane i kane ato palo apartamente per tregeti. Ndaj me mire te mos na bejne keto deklarata.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'