TIRANE - Ministrja e integrimi Klajda Gjosha ka mbledhur sot gazetarët e mediave të shkruara dhe televizive në një takim njohës .

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Gjosha është shprehur se minstria që ajo do të drejtojë do të jetë transparente dhe do të mundohet të bejë gjithcka që puna të ketë efikasitet.

Gjosha ka premtuar se do ketë bashkëpunim me mediat pasi e drejta për informimin e publikut është mjaft e rëndësishme ndërsa ka dëgjuar edhe sygjerimet e gazetarve se si kjo ministri mund të funksionojë më mirë që publiku të informohet për cështjet e integrimit te vendit në Bashkimin Europian .

Në këtë takim mori pjesë dhe zv.ministri Majlind Lazimi ndërsa u prezantua për herë të parë edhe zëdhënsja e këtij institucioni Zirina Llambro .


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)