Ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama, i cili ka dhënë këtë lajm në rrjete sociale duke shprehur urimin për ministren Gjosha.
“Klajda, ministrja jonë më e re, sapo lindi një çun që i uroj megjithë zemër ta kenë me jetë, shëndet dhe plot gëzime:-),”-ka shkruar Rama në Facebook.
Ndërsa Ministrja e Integrimit në faqen e saj shkruan se, "Vjen në jetë LUIS, bekimi më i madh i Ministres Gjosha dhe familjes së saj.
Në këtë ditë plot emocion, gëzim dhe ndjesi, i urojmë djalit të integrimit të rritet i shëndetshëm dhe i lumtur mes dashurisë prindërore!! ".
Gjosha u lidh në martesë më 31 gusht 2013 me Adrian Gjonin në një ceremoni martesore të zhvilluar në Pezë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)