Mbahet në OKB mbledhja për krimet në Ukrainë, e organizon Shqipëria e Franca, e drejton ministrja e Jashtme: Thelbësore që të gjitha krimet të dokumentohen

Në një kohë kur agresioni rus kundër Ukrainës, ka hyrë në muajin e tretë, dhe vazhdohet të raportohet për bombardime mbi civilët, në selinë e OKB-së në New York, u zhvillua mbledhja për krimet e luftës në Ukrainës, e organizuar nga Shqipëria dhe Franca dhe e drejtuar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, para takimit në Këshillin e Sigurisë, tha se është thelbësore që të dokumentohen që të gjitha krimet e luftës në Ukrainë nga Rusia, dhe të përdoren në gjykatë. Xhaçka vuri theksin tek ndihma që duhet dhënë për dokumentimin e fakteve mbi mizoritë e kryera në Ukrainë nga agresioni rus. Lufta e zgjedhur nga Rusia, tha Xhaçka, ka shkaktuar vuajtje të pamasë në popullatë, ndërsa propaganda ruse po shtrembëron realitetin dhe se duhet të vazhdojmë të themi të vërtetën.

Për ministren e Jashtme, drejtësia dhe llogaridhënia duhet të mbizotërpjë për Ukrainën dhe ukrainasit, por edhe për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që të rivendoset besimi në multilateralizmin dhe ligjin ndërkombëtar që u shkatërrua nga lufta e zgjedhur e Rusisë.

'Është thelbësore që të gjitha krimet e tilla të dokumentohen plotësisht dhe të përdoren përfundimisht në një gjykatë. Kjo ngjarje do të kërkojë të mobilizojë të gjitha përpjekjet, duke përfshirë ICC, Komisionin Hetimor të HRC për Ukrainën, si dhe Shoqërinë Civile dhe Përgjegjshmërinë e GoF në Ukrainë për të siguruar ndarjen e njohurive ndërmjet mekanizmave të llogaridhënies, shteteve anëtare të OKB-së përmes ndjekjeve penale kombëtare në shtetet me juridiksioni universal mbi krimet e mizorive ose juridiksioni mbi krimin e agresionit dhe shoqëria civile.'- Xhaçka.

Në fjalën e saj në selinë e OKB-së, ministrja e Jashtme falënderoi Prokuroren e Përgjithshme të Ukrainës për punën e saj, ku janë dokumentuar më shumë se 8000 raste të krimeve të kryera nga ushtria ruse. Duke risjellë në kujtesë luftën brutale dhe spastrimin e etnik në Kosovë, ministrja Xhaçka tha se Shqipëria u bë një nga 48 vendet që ia referuan situatën në Ukrainë Prokurorit të Përgjithshëm të GJNP-së vetëm pak ditë pas fillimit të konfliktit.

‘Dhe kjo nuk ndodhi për shkak të kujtimeve të dhimbshme të viteve 1990, që Shqipëria të bëhej një nga themeluesit e këtij Grupi Miqësie për Llogaridhënie. E bëmë sepse besojmë se bota ka detyrimin të bëjë më të mirën për t'i ofruar drejtësi popullit ukrainas. E bëmë sepse pavarësisht përsëritjeve të dhimbshme të situatave të tilla tragjike në historinë tonë të fundit, bota ende nuk ka një mënyrë më të mirë, më efikase për të siguruar që krime të tilla të mos ndodhin më, ku shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi.’- tha ministrja Xhaçka.

Në fund të fjalës së saj, ministrja tha se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi. Llogaridhënia, ka të bëjë me mbrojtjen e themeleve të sistemit tonë, shtoi Xhaçka, ndërsa e përmbylli fjalën e saj duke nënvizuar se ne nuk mund ta parandalonim këtë konflikt, por nuk duhet të dështojmë që përgjegjësit të japin llogari.

‘Dhe kjo është diçka që i detyrohemi edhe popullit ukrainas, të cilët në këtë luftë po luftojnë jo vetëm për tokën dhe vendin e tyre, por edhe për ne, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin dhe për të ardhmen e të gjithëve ne. Llogaridhënia ka të bëjë me mbrojtjen e themeleve të sistemit tonë, parimeve të Kartës së OKB-së, vlerave tona të përbashkëta dhe përgjegjësisë sonë të përbashkët. Ne nuk mund ta parandalonim këtë konflikt, por nuk duhet të  dështojmë që pergjegjesit të japin llogari.’- u shpreh Xhaçka.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • katunari: 28/04/2022 09:37

    nje here u organizua nga Shqiperia dhe USA, tani Shqiperia dhe Franca. Per tu habitur

    Përgjigju
  • Alb: 28/04/2022 00:11

    Ne dhjetor 2022 e rendesishme do jet ngrohja me gaz dhe kriza energjitike vetem po e shpetoi Rama europen me strategjit e veta dhe fuqin energjitike ballukun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës