Ministrja e Jashtme: Shqipëria mbështet Ukrainën, ashtu siç duhet ta bëjnë të gjithë deri në çlirimin e territoreve të pushtuara

Ministrja e Jashtme: Shqipëria mbështet Ukrainën, ashtu siç duhet ta bëjnë të gjithë deri në çlirimin e territoreve të pushtuara

Ministrja për Punët e Jashtm edhe Evropën është prezente sot në samitin virutal të Krimësë. Xhaçka është shprehur se mbështetja e Shqipërisë ndaj Ukrainës është sepse besojmë në të drejtën ndërkombëtare, në Kartën e OKB-së dhe se kjo mbështetje do të vijojë derisa të çlirohen të gjitha territoret e pushtuara. 

'Por ka edhe një arsye tjetër, ndoshta edhe më të rëndësishme, pse Shqipëria mbështet Ukrainën dhe pse ne besojmë se çdo vend që beson në të drejtën ndërkombëtare, në Kartën e OKB-së, në rendin e bazuar në rregulla, duhet të mbështesë Ukrainën deri në çlirimin e të gjitha territoreve të pushtuara, rivendosjen e sovranitetit të saj mbi të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht dhe tërheqjen e plotë të forcave ruse nga çdo pjesë e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Sepse duke mos e bërë këtë tani, do të rrezikohet i gjithë rendi i bazuar në rregullat ndërkombëtare, e gjithë arkitektura e sigurisë në të cilën ne të gjithë mbështetemi për paqen dhe stabilitetin në botë dhe do të inkurajonte çdo vend dhe lider autoritar në botë, që të ndërmarrë të njëjtat veprime si këto.'- tha Xhaçka. 


Lajmi kryesor:

Ministrja e Jashtme në samitin virtual: Sulmi ndaj Ukrainës i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë! Zelensky zotohet të rimarrë gadishullin: Lufta nisi dhe do të përfundojë aty


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës