Ministrja e Jashtme pas takimeve në OKB: Shqipëria do të vazhdojë të jetë tërësisht solidare me Ukrainën

Ministrja e Jashtme pas takimeve në OKB: Shqipëria do të vazhdojë të jetë tërësisht solidare me Ukrainën

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në takimin e nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit ku rikonfirmoi se Shqipëria është solidare me Ukrainën dhe do të vazhdojë të qëndrojë në anën e së drejtës, në anën e Ligjit, në anën e Lirisë dhe respektit.

"Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka qënë kaq aktive, e angazhuar dhe e respektuar në angazhime që shkojnë përtej perimetrit klasik të aktivitetit tonë diplomatik, në bashkëpunim e koordinim të plotë me miqtë, aleatët dhe partnerët tanë, në respekt të parimeve dhe vlerave që ndajmë bashkë me ta."- tha Xhaçka.

Gjatë qëndrimit dyditor në New Jork, përveç pjesëmarrjes në takimet përkujtimore mbi Ukrainën, Ministrja Xhaçka u takua edhe me homologët e Italisë, Kroacisë, Estonisë, Spanjës, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për të diskutuar mbi çështje të aktualitetit ndërkombëtar që lidhen me sigurinë evropiane, mbi nevojën për të gjetur rrugët dhe mekanizmat për të imponuar llogaridhënie, por edhe për ecurinë e procesit të negocimit për anëtaresim në Bashkimin Evropian si dhe çështje specifike dypalëshe.

“Plot një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, bota vazhdon të jetë e bashkuar në dënimin kësaj lufte të padrejtë, të vuajtjeve, krimeve e mizorive të shkaktuara si dhe në thirrjen e njëzëshme drejtuar Rusisë për  t’i dhënë menjëherë fund kesaj marrëzie. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së konfimoi me një shumicë dërrmuese prej 141 votash një rezolutë – të bashkësponsorizuar edhe nga Shqipëria, për paqe të drejtë, bazuar në Ligjin ndërkombetar dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Në Këshillin e Sigurimit, Rusia u gjend edhe një herë e vetme në padrejtësinë qe ka shkaktuar dhe në izolimin e vetimponuar.  Në emër të Shqipërisë konfirmova edhe një herë se vendi ynë do të vazhdojë të jetë tërësisht solidar me Ukrainën, do të vazhdojë të qëndrojë në anën e së drejtës, në anën e Ligjit, në anën e Lirisë dhe respektit.

Gjatë qëndrimit dyditor në Nju Jork, përveç pjesëmarrjes në takimet përkujtimore mbi Ukrainën, pata kënaqësinë të takoj homologët e Italisë, Kroacisë, Estonisë, Spanjës, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për të diskutuar mbi çështje të aktualitetit ndërkombëtar që lidhen me sigurinë evropiane, mbi nevojën për të gjetur rrugët dhe mekanizmat për të imponuar llogaridhënie, por edhe për ecurinë e procesit të negocimit për anëtaresim në Bashkimin Evropian si dhe çështje specifike dypalëshe.

Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka qënë kaq aktive, e angazhuar dhe e respektuar në angazhime që shkojnë përtej perimetrit klasik të aktivitetit tonë diplomatik, në bashkëpunim e koordinim të plotë me miqtë, aleatët dhe partnerët tanë, në respekt të parimeve dhe vlerave që ndajmë bashkë me ta.”- tha Xhaçka.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muzikanti: 25/02/2023 11:58

    Shpejt gerneten per kete gocen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

 Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori

Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori