Jusuf Vrioni mjeshtri i artit të përkthimit në Shqipëri, në 100-vjetorin e lindjes së tij pritej që më shumë se askush tjetër të përkujtohej nga vetë ministrja frankofone Mirela Kumbaro.
Po t’i hedhësh një sy kalendarit të Pranverës Frankofone 2016, çelja e të cilit përkon mrekullisht me 16 marsin, ditëlindjen e Jusuf Vrionit, nuk ka asnjë shenjë të emrit dhe veprës së tij në këtë kalendar.
Ambasada franceze e ka parë të udhës që ta përqendrojë këtë manifestim të bashkëpunimit rreth ngjarjeve tragjike të Parisit dhe sulmeve që iu bënë “Charlie Hebdo”, por duhet të ishte Ministria Shqiptare e Kulturës si mbështetëse dhe bashkëpunëtore e “Pranverës Frankofone” që të përfshinte në listën e projekteve bashkëpunuese emrin e Jusuf Vrionit. Shihni kalendarin e aktiviteteve të Ambasadës Franceze në linkun http://www.ambafrance-al.org/Pranvera-e-Frankofonise-2016.
Emri i përkthyesit që na solli letërsinw e madhe franceze në shqip apo i përkthyesit kryesor të veprave të Ismail Kadaresë në Francë mungon. Ambasada Franceze ka treguar vlerësim në raste të tjera për Jusuf Vionin.
Dikush duhet t’ua kujtonte 100-vjetorin e lindjes që në bërjen e projektit.
Por, vetë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, edhe pse është përkthyese e frëngjishtes e ka harruar.
Kjo vihet re qartë se nuk është kujtuar as për ndonjë shënim dedikuar kësaj figure emblematike të përkthimit në faqen zyrtare të facebook-t të saj, siç vepron zakonisht për disa nga figurat e njohura.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com