Ministrja e Mbrojtjes apel qytetarëve: Evitoni daljet e panevojshme gjatë 48 orëve

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpitë gjatë këtyre 48 orëve nisur nga situata me motin e keq pas dëborës që ka përfshirë të gjithë vendin. Ministrja theksoi se situata pritet që të jetë e njëjtë edhe për  orët e ardhshme. Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të aksit rrugor Tepelenë–Gjirokastër, i cili është përkohësisht i bllokuar në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, si dhe një pjese në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Sa i takon akseve rurale, të bllokuara janë akset në zonat e thella malore, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Elbasan. Ministrja kishte një paralajmërim për të gjitha firmat kontraktore, në të gjitha bashkitë, që të respektojnë kontratat për mirëmbajtje e zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre, pasi në të kundërt do të penalizohen sipas ligjit (Lexo këtu lajmin e plotë).


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën 'pushtetin' e dëborës/ Ndërpritet mësimi në 280 shkolla, bllokohet Rruga e Kombit/VIDEO


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi