Fjala e Ministres të Mbrojtjes, Mimi Kodheli për 100 ditët e para të qeverisjes

“Roli i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është padyshim një rol Kushtetues, shumë dimensional, i pazëvëndësueshëm, por edhe bashkëpunues.

Hapjen e rrugës për përmirësimin e sitemit të drejtimi, funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura ne e bëmë nëpërmjet një lufte frontale dhe pa ekuivok ndaj korrupsionit, duke instaluar sitemin e meritokracisë në të gjitha drejtimet dhe nivelet”.

“Vetëm emërimi i shefit të Shtabit të FA apo ai i Komandantit të Forcave të Policisë Ushtarake apo ai i komandatit të Forcave Speciale, apo ndryshimin në drejtimin e shumë ndërmarrjeve të varësisë të Ministrisë së Mbrojtjes ishin vetëm disa nga fillimet e mira të punës së mirë që është bërë në këto 100 ditë”, - u shpreh ndër të tjera ministrja Kodheli.

Duke e vënë theksin tek roli shumë dimensional dhe bashkëpunues, ministrja Kodheli tha: “Ne dhuruam  ambjentet për akomomdimin e 54 familjeve rome në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë, i dhamë një çati dhe strehë 109 fëmijëve nga këto familje. Ne u angazhuam në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëpërmjet strukturave tona si pjesë e task forcës për pastrimin e territorit në projektin për ndërhyrjen emergjente për mbrojtjen e mjedisit, një mega projekt, i cili do të vazhdojë”.

Më tej gjatë fjalës së saj znj. Kodheli u shpreh se FA u angazhuan në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe bashkëpunuese në aksionin e shtrirë në të gjithë territorin e vendit, në  megaprojektin si ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë. “Vetëm Forcat e Armatosura kanë pastruar mbi 230 km rrugë dhe120 mijë metra katror bregdet”.

Në vijim të fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli u shpreh: “Ajo me të cilën u përballëm që ditën e parë të ardhjes në pushtet, ishte fakti qe ne gjetëm  brenda kësaj ministrie plot 15 milionë dollarë borxhe, fatura të papaguara që datonin prej kohësh ndaj personelit, ndaj atyre djemve dhe vajzave që shërbejnë jasht kufijve të Shqipërisë.

Por, për ta ngritur në një nivel tjetër këtë marrëdhënie dhe për t’i dhënë më shumë dinjitet ushtarit dhe ushtarakut ne kemi ngritur në këmbë një sërë marrëveshjesh shumë të rëndësishme. Po përmend vetëm pak prej marrëveshjeve në të cilat jemi pjesë, atë të trajnimit në kurse nga më të mirat në botë të Forcave tona të Armatosura, të oficerëve tanë në një marrëveshje me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, për trajnimin në Akademinë e New Jersey me një vlerë prej 1.3 milion dollar, por dhe shumë më shumë se kaq, sepse dinjiteti i munguar i Forcave të Armatosura nuk do të jetë më pjesë e fjalorit, jo vetëm për sot, por deri sa ne të mundësojmë dhe ta ngrejmë këtë dinjitet në lartësinë dhe nivelin e asaj që FA të një vendi të NATO-s meritojnë.


“Ndërkohë që ne jemi duke marrë pjesë në këtë event, Forcat Speciale të FA vazhdojnë të luftojnë në front të parë në Afganistan, ndaj do kisha dashur prej jush një duartrokitje. Ka akoma djem që sot, ndërkohë që ne diskutojmë për sukseset e 100 ditëve janë diku larg për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë mbarëbotërore”. Në përfundim të fjalës së saj, ministrja Kodheli ka falenderuar të gjithë ata që punuan dhe vazhdojn të punojnë për të bërë më të mirën. “E them pa ndroje që projekti ynë për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër nuk mbaron këtu, por vazhdon”.

(Fjala e ministres Kodheli u shpernda nga zyra e shtypit e Ministrise se Mbrojtjes)