Rreth 300 ushtarakë shqiptarë do ta festojnë natën e Vitit të Ri duke shërbyer në misionet ndërkombëtare ku Forcat tona të Armatosura japin kontributin e tyre. Paraditen e sotme ministrja Xhaçka bisedoi në një lidhje video të gjithë kontingjentet, të cilët natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në shërbim, në bazat ku ata shërbejnë.
Ministrja Xhaçka përgëzoi ushtarakët shqiptarë për shërbimin larg familjeve të tyre dhe uroi atyre një vit të ri sa më të gëzueshëm. Trupat shqiptarë në Afganistan uruan gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2019 edhe pse siç ata thanë më humor, aty ku ata shërbejnë është viti 1397.
Në bisedën me trupat në Herat, ministrja u uroi kthim të mbarë kontingjentit që kthehet këto ditë dhe njoftoi ata që po marrin detyrën, se ka në plan që së shpejti t’i vizitojë nga afër ata. Ekuipazhi i “Lissus” në detin Egje tregoi se natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në det, me ushqime të gatuara në anije.
Gjithashtu, ministrja bisedoi edhe me trupat shqiptare në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, përfaqësuesit tanë në KFOR-Kosovë, si dhe ekipin EOD në misionin e Bashkimit Evropian në EUTM-Mali, i cili nuk po trajnon vetëm ushtarakët atje, por edhe policinë dhe xhandarmërinë.
Të gjithë kontingjenteve ministrja Xhaçka u kërkoi komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm dhe kabinetin e saj, për çdo problem apo kërkesë që ata mund të kenë. Në fund, ministrja u uroi gjithë trupave të kthehen shëndoshë e mirë dhe që festat e ardhshme t’i festojnë pranë familjeve të tyre.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4015
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krijohet Betlehemi në Lezhë, simboli i Krishtlindjeve vjen për herë të parë në këndin e festave
15 Dhjetor, 08:56
-
Tregu magjik i Krishtlindjeve në Shkodër vizitohet nga qindra turistë: Qytet i shndritshëm dhe i këndshëm
14 Dhjetor, 15:54
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
Veliaj pritje për krerët fetarë dhe trupin diplomatik me rastin e festave: Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën
11 Dhjetor, 18:13
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor, 11:24
-
‘Trokasin’ festat e fundvitit, Shqipëria nën magjinë e dritave! Report Tv sjell atmosferën festive në qytete (VIDEO)
7 Dhjetor, 13:13
-
Troket atmosfera festive, mijëra vizitorë në Korçë për festivalin e ndezjes së dritave: Atmosferë përrallore (VIDEO)
7 Dhjetor, 10:01
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor, 19:32
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor, 09:37
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49