Ministrja Gërvalla: Ja kur mund të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës

Ministrja Gërvalla: Ja kur mund të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla

Ditën e sotme Kosova aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, dorëzoi zyrtarisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, sot në Strasburg të Francës. Gërvalla njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, teksa shtoi se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut.

“Këshilli i Europës është një prej institucioneve më të rëndësishme europiane dhe Kosova është shteti i vetëm i cili ende nuk është pjesë e Këshillit të Europës dhe prandaj është shumë e rëndësishme që sot kemi filluar një proces. E theksoj se sot e kemi filluar një sukses i cili natyrisht se do të zgjasë derisa të arrijmë në përfundimin që duam”, tha Gërvalla.

Në një intervistë për “RTK”-në, Gërvalla ka treguar se pse Kosova do të duhej të ishte pjesë e Këshillit të Europës.

“Sepse sidomos qasja për qytetarët e Republikës në Gjykatën Europianë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, bërja pjesë e procesit të Bolonjës i cili do të lehtësonte për studentët dhe profesionistët tanë njohjen e diplomave dhe të profesioneve, Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale ku Asociacioni i Komunave momentalisht ka një rol si vëzhgues. Kuvendi i Republikës që sot ka të drejtë të paraqesë kërkesë për të marrë statusin e mysafirit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, po ashtu edhe mekanizma të tjerë. Lista është shumë e gjatë. Disa janë më të rralla, disa janë më të shpeshta benefitet që do të ketë Kosova madje edhe në këtë poçes gjatë anëtarësimit kështu që është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën”, shtoi ajo.

Ajo tha se ky proces mund të zgjas por ajo thotë se vendi ynë ka hyrë i përgatitur në këtë rrugë.

“Po tani datën nuk mund të ua thotë askush sot, për shkak se ky është një proces i gjatë i cili ka filluar sot. Është një proces në të cilin Kosova mendojmë se është mjaft e përgatitur për ta kaluar sa më shpejt, por ne nuk duhet të harrojmë se Këshilli i Europës ashtu edhe si BE’ja dhe Europa në përgjithësi ndodhet në faza të një sfide të jashtëzakonshme për shkak të luftës që Rusia ka filluar ndaj Ukrainës, prandaj unë nuk mund të ua them çfarëdolloj shifre. Çfarë mund tu them është se ne kemi aplikuar sot, teknikisht këkresa jonë është pranuar sot nga zyra e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe fillojmë procesin e anëtarësimit. Ky proces se sa do të zgjas do të varet edhe nga ne dhe përkushtimi ynë në kryerjen e obligimeve që i kemi në këtë proces por edhe në të njëjtën kohë nga gatishmëria e Këshillit të Europës për të proceduar kërkesën tonë dhe për tu marrë intensivisht me të”, tha Gërvalla.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb