TIRANË- Spitali i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT ka hapur dyert duke e çuar në standarde evropiane. Minstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi sot në shoqërinë e Kryeministrit Rama spitalin e ri në QSUT të cilit i janë shtuar 350 shtretër të rinj.
‘Këtu puna ka mbaruar tërësisht, pra gjithë sistemet janë vendosur dhe janë funskionale. Pritet instalimi dhe brenda 15 tetorit do të bëhet instalimi i të gjithë shtretërve. Nuk është thjesht një godinë. Ka një të mirë ky spital.’- tha Manastirliu
Ndërkaq, Rama u shpreh se ky është investimi më i madh i këtyre tre dekadave.
Drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, me 350 shtretër të rinj, i cili do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde europiane- tha Rama.
Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme. Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve.
Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Dosja e zyrtarit të FBI, kush ka të drejtë në akuzat politike në Tiranë?
-
Qeveria
62.2%
-
Opozita
21.9%
-
Nuk e di
15.9%
Vota total: 2688
Lajme të tjera
-
Çfarë po paralajmëron Berisha: S’ka paqe deri sa të ikë Rama! Beteja jonë finale, do shporret me të gjitha mjetet e mos bindjes civile
26 Janar, 18:41
-
EKSKLUZIVE/ Oligarku rus mori 55 milionë euro punë në qeverinë e Berishës, në 2007 ndërtoi dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda
26 Janar, 15:25
-
Ylli Pata: Kaosi në Kuvend, pse qëllimi nuk ishte të pyetej Edi Rama por të sfumohej lajmi më i madh i ditës
26 Janar, 13:12
-
Fotoja ‘kokë më kokë’ me Agron Nezën, Berisha insiston: Nuk e njoh! Deklaratat e tij? Po i bën për të pastruar veten
26 Janar, 12:27
-
Rama: E kam takuar ish-zyrtarin e FBI, por s’kam lidhje me hetimin e SHBA! Drejtësia amerikane s’mund të vihet në dyshim nga vetëgjyqësia e Foltores
25 Janar, 16:54
-
Projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Rama: Ka shtuar punën, shërbimet dhe turizmin
25 Janar, 14:14
-
Arrestimi në SHBA i zyrtarit të FBI, Pampuri vijon me akuzat ndaj Ramës: PD s’ka asnjë lidhje me lobimet ruse, agjenti u pagua
25 Janar, 11:18
-
Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit të Auto Moto Park në Elbasan: Do të zhvillohen gara ndërkombëtare
25 Janar, 08:09
-
Mero Baze: Një amerikan 'tradhtar' dhe një operativ që paska sfiduar dhe Xhorxh Sorosin kundër Berishës!
24 Janar, 20:41
-
Fake News-i qesharak i opozitës/ ''Pajisja e përgjimit'' që iu dhurua Ramës ne fakt është vetëm një set suvenirësh
24 Janar, 17:40
-
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Rama reagon për akuzat e opozitës: Filloi gjyqi në 'Big Brother-in' e politikës! Po të lidhej me mua, s’do më kursente SHBA
24 Janar, 16:30
-
Arrestimi në SHBA i zyrtarit të FBI, McGonigal kishte biznes në Shqipëri! Udhëtoi në Tiranë dhe historia e koncesionit të naftës (DOKUMENTET)
24 Janar, 15:28
Shume keq patronazhistet. Asnje koment hic. Do u pritet rroga ndaj oburra ne sulm!
PërgjigjuMinistresha manastirlesha i thuaj atij sociopatit se pacientet e planifikuar per koronarografine jane bere kapicë te Shefqet Ndroqi dhe aparati "ka defekt" prej nje muaji.....dhe ju beni propagande.
Përgjigju