Ministrja gjermane: Duhet t'i parandalojmë sulmet kimike në Siri
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen, ka deklaruar se Gjermania dhe vendet e tjera duhet të bëjnë gjithçka të mundur për të parandaluar sulmet kimike në Siri.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen
Gjermania dhe vendet e tjera duhet të bëjnë gjithçka të mundur për të parandaluar sulmet kimike në Siri, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen.
"Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë neve, duhet të bëjë gjithçka të mundur për të parandaluar përdorimin e armëve kimike në Siri", tha Von Der Leyen në Bundestagun gjerman, dy ditë pasi Qeveria gjermane tha se po bisedon me aleatët për vendosjen e mundshme ushtarake atje. "Gjermania nuk mund të veprojë sikur nuk ndikohet (nga këto zhvillime)", tha ajo.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha po ashtu të mërkurën se Gjermania nuk mund të qëndrojë në distancë nëse ndodhin sulme kimike në Siri. Shqetësimet janë rritur pasi forcat e Qeverisë siriane, me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit, po përgatiten për një ofensivë në provincën Idlib. Ato duan të kthejnë kontrollin e kësaj enklave - e fundit që mbahet nga rebelët, raporton rel.
Në Idlib jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz dhe pothuajse gjysma e tyre janë zhvendosur nga luftimet në vende të tjera në Siri.Të mërkurën, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Edogan, tërhoqi vërejtjen për një katastrofë humanitare, nëse realizohet ofensiva e Qeverisë siriane në Idlib.
Ekspertë të Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë thënë se janë të bindur se forcat qeveritare qëndrojnë prapa një sulmi me agjentin nervor Sarin, i cili është kryer në një qytet në jug të Idlibit, në prill të vitit 2017, duke lënë të vrarë mbi 80 vetë. Akuzat janë hedhur poshtë nga Qeveria siriane.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.5%
-
Të gabuar
13.4%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA: Kemi vrarë liderin e Shtetit Islamik në Siri
20 Dhjetor, 18:40
-
VIDEOLAJM/ Grimca normaliteti në Siri, hapet tregu i Krishtlindjes në Damask
20 Dhjetor, 15:18
-
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas rënies së Assadit
20 Dhjetor, 12:15
-
Dhjetë thasë me para konvertohen në 1 dollar, inflacion rekord në Siri
19 Dhjetor, 15:10
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor, 11:17
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor, 15:42
-
Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur
18 Dhjetor, 12:58
-
I burgosuri sirian që u ndihmua nga CNN, ishte ish-oficer i inteligjencës së regjimit të Assad-it
18 Dhjetor, 12:22
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor, 09:34