Gjermeni u shpreh se shumë shpejt do tu shpërndahen 75 apartamente të pastrehëve. Ministrja tha se pas përfundimit të këtyre dy pallateve do të ketë projekte të tjera në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave në Bashkinë e Fierit të cilat do ju japin shpresë dhe optimizëm të pastrehëve në këtë bashki. Ajo u shoqërua në këtë inspektim nga Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi dhe Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave Doris Andoni Jane.
Ministrja Gjermeni vizitoi ambjentet e brendshme të këtyre apartamenteve që shume shpejt do të presin banorët e rinjë të pastrehë. Në këtë inspektim të Ministres folën gjithashtu Subashi dhe Jane të cilët u shprehën të gatshëm për bashkëpunime të tjera në projekte për të pastrehët, të cilën kapin një shifër prej 1300 familjesh.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)