TIRANE- Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka kërkuar përfshirjen e të gjithë shqiptarëve në procesin e integrimit duke e konsideruar procesin në tërësi si sfidë. Takimi i zhvilluar me disa nxënës të shkollës “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Kavajës, kishte në fokus informimin e të rinjve në lidhje me çështjen e integrimit.
“ Duhet të mendojmë për të ardhmen e brezave të rinj për këtë proces kaq të rëndësisishëm. Procesi i intgrimit është një sfidë që duhet t’i përfshijë të gjithë shqiptarët.”, -deklaroi ministrja Gjosha. Sipas saj është shumë e nevojshme që të rinjtë të kuptojnë se vetëm nëpërmjet njohurive dhe arsimimit, mund të arrijmë të jemi pjesë e proceseve integruese.
“Statusi i vendit kandidat është vetëm një hap përpara. Është e nevojshme të evropianizohemi brenda nesh dhe të mos ndalemi në reforma, ndaj edhe Shqipëria e ka të nevojshme të transformohet brenda vetes.”,-u shpreh ministrja e Integrimit. Duke vlerësuar angazhimin e qeverisë për realizimin e reformave, ministrja është shprehur optimiste për realizimin brenda një kohe të shkurtër të disa prej proceseve të rëndësishme integruese.
Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com