Ministrja Gjosha në Athinë, në fokus
implementimi i projekteve rajonale

Ministrja Gjosha në Athinë, në fokus<br />implementimi i projekteve rajonale
Gjatë vizitës që po zhvillon në Greqi, ministrja e Integrimit Gjosha ka zhvilluar një takim me zv. ministrin grek të Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit, Alexis Charitsis.
 
Gjosha dhe Alexis Charitsis diskutuan mbi çështjet që kanë interes të përbashkët dhe mbi prioritetet e dy vendeve të cilat do të mbështeten nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar Greqi- Shqipëri 2014-2020
 
Bashkëbiseduesit theksuan se projektet kombëtare të përkthyera në projekte zhvillimi janë në funksion të përmirësimit të jetesës dhe të qenit më pranë qytetarëve.
 
Ministrja shqiptare e Integrimit deklaroi pas takimit se “Autoritetet rajonale dhe lokale kanë rol tepër të rëndësishëm në përthithjen e fondeve europiane dhe në implementimin e suksesshëm të projekteve në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Greqi”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv