TIRANE - Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, zhvilloi sot njw konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Michael Linhart.
Ministrja Gjosha u shpreh se Austria është një nga vendet iniciatore të krijimit të grupit “Miqtë e Shqipërisë”, që mbështet vendin tonë me procesin e integrimit.
Gjosha u shpreh se, “ligji i vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve është çelësi i reformës në drejtësi, por edhe besimi i investitorëve të huaj”.
Pyetjes nëse ka vende skeptike ndaj çeljes së negociatave për Shqipërinë, Gjosha tha se, “Ky është një proces. Shqipëria tashmë ka marrë një rekomandim pozitiv dhe ai vjen me një kusht që ia kemi vendosur vet vetes tonë, që është implementimi i reformës në drejtësi me rezultate të prekshme”.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Michael Linhart, u shpreh se, “Shqipëria është një partner i rëndësishëm. Dhe rekomandimin për hapjen e negociatave e meritoni me të vërtetë sepse keni bërë një progres të jashtëzakonshëm. Bashkëpunimi ën të ardhmen do të jetë mjaft i ngushtë”.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO