TIRANE, 15 Dhjetor /ATSH/.- Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike,  Milena Hartio gjatë një bashkëbisedimi të hënën,  me studentë të  Fakultetit Politeknik të Universitetit të Tiranës u shpreh se, "për të filluar sot punë në administratën publike duhet të keni një përgatitje ekselente në mënyrë që të kaloni me sukses fazat e konkurrimit".
"Në konkurset e para nga 5.300 aplikime patëm vetëm 38 fitues dhe kjo tregon se përgatitja profesionale lë për të dëshiruar. Punoni dhe mësoni që të jeni mes fituesve të konkurseve të ardhshme, askush nuk do të mund tju ndihmoj përveç vetes tuaj", deklaroi ministrja Harito.
Ministrja  bisedoi me studentët në lidhje me mundësitë që jep sot teknologjia dhe reformat që shteti shqiptar ka ndërmarë në lidhje me dixhitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve publike.
"Të gjitha reformat kanë sot bazën e teknologjisë dhe informacionit, fushë e cila prek secilin nga ju dhe mundësitë e krijimit dhe punësimit do të vijnë duke u rritur për këtë sektor", cilësoi ministrja. e.xh/f.n/