Ministrja Klajda Gjosha bëhet nënë, sjell në jetë Luisin

Ministrja Klajda Gjosha bëhet nënë, 
sjell në jetë Luisin
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha është bërë nënë për herë të parë. Këtë të enjte, ajo solli në jetë djalin e saj, Luisin duke iu shtuar gëzimin familjes së saj dhe bashkëshortit Adrian Gjoni.

Lajmi u bë publik nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale uroi ministren Gjosha për sjelljen në jetë të fëmijës.

“Klajda, ministrja jonë më e re, sapo lindi një çun që i uroj megjithë zemër ta kenë me jetë, shëndet dhe plot gëzime”, shkruan Rama në pro- filet e tij në rrjetet zyrtare.

Ndërkaq, ka qenë faqja zyrtare e ministres në “Facebook” që ka konfirmuar emrin e djalit dhe gjendjen shëndetësore të saj.

“Vjen në jetë Luis, bekimi më i madh i ministres Gjosha dhe familjes së saj.

Si nëna, ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mire shëndetësore në Kliniken Italiane “San Antonio”.



Sipas burimeve, sjellja në jetë e fëmijës ka qenë e planifikuar nga vetë ministrja, ndërsa lindja është bërë me operacion ose ndryshe prerje cezariane.

Djali i ministres është i dyti fëmijë që vjen në jetë, si fëmijë i një anëtari të Qeverisë aktuale shqiptare.

Në korrik të këtij viti Kryeministri Rama u bë sërish baba i një djali, i cili mori emrin Zaho.



Marrë nga numri i sotëm i gazetës së përditshme “shqiptarja.com”
Redaksia Online
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës