Ministrja Klajda Gjosha bëhet nënë,
sjell në jetë Luisin
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha është bërë nënë për herë të parë. Këtë të enjte, ajo solli në jetë djalin e saj, Luisin duke iu shtuar gëzimin familjes së saj dhe bashkëshortit Adrian Gjoni. Lajmi u bë publik nga Kryeministri Edi
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha është bërë nënë për herë të parë. Këtë të enjte, ajo solli në jetë djalin e saj, Luisin duke iu shtuar gëzimin familjes së saj dhe bashkëshortit Adrian Gjoni.
Lajmi u bë publik nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale uroi ministren Gjosha për sjelljen në jetë të fëmijës.
“Klajda, ministrja jonë më e re, sapo lindi një çun që i uroj megjithë zemër ta kenë me jetë, shëndet dhe plot gëzime”, shkruan Rama në pro- filet e tij në rrjetet zyrtare.
Ndërkaq, ka qenë faqja zyrtare e ministres në “Facebook” që ka konfirmuar emrin e djalit dhe gjendjen shëndetësore të saj.
“Vjen në jetë Luis, bekimi më i madh i ministres Gjosha dhe familjes së saj.
Si nëna, ashtu edhe fëmija janë në gjendje të mire shëndetësore në Kliniken Italiane “San Antonio”.
Sipas burimeve, sjellja në jetë e fëmijës ka qenë e planifikuar nga vetë ministrja, ndërsa lindja është bërë me operacion ose ndryshe prerje cezariane.
Djali i ministres është i dyti fëmijë që vjen në jetë, si fëmijë i një anëtari të Qeverisë aktuale shqiptare.
Në korrik të këtij viti Kryeministri Rama u bë sërish baba i një djali, i cili mori emrin Zaho.
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së përditshme “shqiptarja.com”
Redaksia Online
113/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1%
-
Jo
98.8%
-
Nuk e di
0.2%
Vota total: 68078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fshehu 31 120 paundë në shasinë e furgonit arrestohet 32 vjeçari në Portin e Durrësit, sekuestrohet automjeti, paratë dhe sendet elektroshtëpiake (EMRI)
11 Tetor, 09:51
-
Tiranë/ U kap me 2.1 kg kanabis, arrestohet në flagrancë 31- vjeçari
11 Tetor, 09:25
-
Uragani Milton, shkon në 10 numri i viktimave! Ja pamjet që tregojnë Floridën të rrënuar (VIDEO)
11 Tetor, 09:00
-
Lushnjë/ Shiste doza kokaine në lagje të qytetit, vihet në pranga 39 vjeçari (EMRI)
11 Tetor, 08:53
-
Gripi dhe ftohja këtë sezon, mënyrat më të mira për t'i parandaluar
11 Tetor, 08:35
-
Tiranë/ Kthyen magazinën në shtëpi bari, 7 në pranga, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së (EMRAT)
11 Tetor, 08:24
-
Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Harris
11 Tetor, 08:20
-
Media spanjolle 'El Economista': Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqipërisë
11 Tetor, 08:19
-
Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna
11 Tetor, 08:16
-
Uragani Milton në Florida, 10 viktima! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO+VIDEO)
11 Tetor, 07:58
-
Reshje shiu në të gjithë vendin, si parashikohet moti sot
11 Tetor, 07:33
-
Punonjësit e Policisë së Burgjeve me armë edhe jashtë orarit të shërbimit! Leje për ta mbajtur dhe në shtëpi
11 Tetor, 07:30