Vakancat në shërbimin shëndetësor, mjekë familje dhe urgjence pa test specializimi

Mungesat e theksuara të mjekëve të familjes dhe mjekëve të urgjencës kanë detyruar Ministrinë Shëndetësisë të heqë testimin për studimet e specializuara për mjekë familjeje dhe mjekë urgjence për studentët e Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, u bëri thirrje mjekëve të përgjithshëm që të aplikojnë në fazën e dytë të specializimit për mjekë familje dhe urgjence, ku për herë të parë këtë vit është hequr testimi dhe pranimi bëhet vetëm mbi bazën e mesatares, informon zyra e shtypit e ministrisë së Shëndetësisë.

“Janë specializime që ju mundësojnë që përgjatë tre viteve të studimit të merrni pagën 100% të pagës së mjekut specialist gjatë periudhës së specializimit”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila vizitoi sot Spitalin Bashkiak të Librazhdit.

Për ndjekjen e këtyre dy specialiteteve prioritare për mbulimin me mjekë specialistë çdo spital bashkiak e rajonal, specializantët mund të kryejnë praktikat mjekësore jo vetëm në spitalet universitare, por edhe në spitalet rajonale pranë vendbanimeve, si dhe ata të cilët kanë tashmë një vend pune, mund të rikthehen po aty pas përfundimit të studimeve të nivelit të tretë.

Ndërkohë, nga muaji korrik 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor ku përfshihen mjekë të përgjithshëm dhe infermierë do të përfitojnë nga rritja e re e pagave.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri me dije edhe sa do të jetë rritja për secilën kategori.

“Qeveria shqiptare dhe MSHMS punuan dhe realizuan premtimin për të rritur akoma më shumë pagat edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët këtë vit me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese për mjekët përgjithshëm dhe me 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese për të gjithë infermierët”, deklaroi ajo.

Koçiu tha se Qeveria shqiptare dhe MSHMS ka mundësuar edhe programin e veçantë në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve për kredi me 0% interes për blerjen e banese.

 “Kushdo që nuk ka një banesë dhe është në kërkim të shtëpisë të tij të parë i jep mundësi këtë vit 45 kuotava për të përfituar nga kreditë falas për shtëpi. E ka mundësinë që të marrë një kredi me interes zero nga shteti kjo falë bashkëpunimit edhe të mbështetjes që MSHMS, qeveria shqiptare i japin mjekëve dhe infermierëve të rinj”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta