Znj. Kodheli një koment tuajin si ministre e Mbrojtjes në lidhje me strategjinë dhe në lidhje me mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Më lejoni t’ju them fillimisht që Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë është një organ këshillimorë pranë presidentit, ndërkohë që në programin qeverisës në 300 ditët tona të para janë mirëpërcaktuar afatet e bërjes të të gjitha dokumentave strategjikë, duke filluar që nga dokumenti i Sigurisë Kombëtare, tek dokumenti i Strategjisë Ushtarake dhe plani i zhvillimit afatgjatë të Forcave të Armatosura, të gjitha brenda këtij viti. Ka qenë shumë e rëndësishme që ne ta shtyjmë këtë proces, i cili për fat të keq ishte vjetëruar tashmë sic edhe ju e përmëndët në insertin tuaj. Kishtë 10 vjet që FA dha Ministria e Mbrojtjes funksiononin me një strategji të vjetëruar dhe aq më pak një strategji e cila nuk kishte reflektuar ngjarje të rëndësishme që kishin nddhur në jetën politike dhe jo vetëm të shqipërisë, siç ishin: Antarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009.

Shihet qartë dhe flitet gjithashtu edhe në media dhe qarqet politike për përplasje mes Presidentit dhe qeverisë së re në shumë fusha. A mund të thuhet e njëjta gjë edhe përsa i përket bashkëpunimit tuaj si Ministre e Mbrojtjes me Presidentin e Republikës?

Mua më vjen mirë që në atë tryezë sot u kërku bashkëpunim dhe bashkërendim institucional, por jo dmosdoshmërisht ata që e kërkuan këtë janë ata të parët të cilët e kanë zbatuar këtë. Fakti që ky këshill nuk është mbledhur që prej shumë kohësh, madje është mbledhur 3 herë në 10-vjeçarin e fundit tregon për mungesën e bashkërendimit dhe bashkëpunimit midis institucioneve kur forca tjetër politike ishte në qeverisje. Kjo në fakt nuk na e ka kufizuar këndëvështrimin tonë dhe hapjen tonë drejt institiucionit të Presidentit dhe të gjithë institucioneve të tjera të cilat duhet të jenë bashkëpunuese dhe bashkërenduese dhe suportive të asaj çka qeveria shqiptare ka ndërmend dhe do të bëj. Fakti që me urdhër të Kryeministrit në fillim të muajit shkurt u ngrit grupi ndërinstitucional për hartimin e strategjisë por, jo vetëm kaq por fakti që ne kemi çuar pranë presidentit strukturën e FA dhe planin e përhapjes ose planin e vendosjes së FA dhe prej më shumë se sa një muaj nuk kemi marë përgjigje megjithëse jemi rikthyer disa herë kërkesave edhe të pa nevojshme teknike nga institucioni i presidentit na bëjnë të besojmë që ko është një procedurë e cila kërkon të prngohet nga ana e indtitucionit të presidentit, i cili në rastin më të mirë është vetëm miratues i asaj çka Ministria e Mbrojtjes dhe Kryeministri porpozojne pranë institucionit të Presidentit.

Si e shpjegoni ju që prej 5 vjetësh pas antarësimit në NATO nuk kemi pasur një strategji të re dhe asnjë mbledhje të Këshillit të Sigurimit?

Kjo është një pyetje që duhet tia bëni në fakt institucioneve apo personave të cilët kanë drejtuar më parë këtë institucion, qoftë qeverisjes së mëparshme qoftë presidentit të mëparshëm. E rëndësishme është që sot ne të ndajmë dy gjëra. E para, qe qeveria është shumë e fokusuar për ta çuar deri në fund këtë poces sepse jëmi në një vit deçiziv të rëndësishëm të NATO-s, duke pasur parasyshë që në fillim të shtatorit të këtij viti do të jetë samiti, një ndër samitet më të rëndësishme për të ardhmen jo vetëm të NATO-s por, edhe të gjithë porceseve gjeopolitike në tërësi, por edhe atë çka ne duhet të bëjmë me strukturar e FA nesër. Ne duhet të kemi një forcë e cila do të jetë më e stukturuar, do të jetë më e vogël në numër, por më profesionale, do të jetë më e mirëpaisur dhe e gatshme për tju përgjigjur qoftë detyrave të saj kushtetuese apo ligjore siç është mbrojtja e intergritetit, të Shqipërisë apo mbrojtja dhe siguria e qytetarëve të saj, por pse jo mbrojtja e sigurisë në rajon edhe më gjerë, pjesëmarrja në të gjitha operacionet e NATO-s të cilat ne na kërkohen dhe jo domosdoshmërisht ne u jemi përgjigjur ashtu sic duhet në vitet e shkuara

Redaksia Online