TIRANË, 14 Gusht/ATSH/.-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjen/major Jeronim Bazo, inspektoi sot Shkollën e Trupës së Forcave të Armatosura në Bunavi të Vlorës.
Shefi i shtabit i kësaj njësie ushtarake, nënkolonel Vilson Bufazi, e informoi ministren mbi punën e bërë nga efektivi i shkollës për realizimin e objektivave të këtij viti në procesin stërvitor, gjendjen e infrastrukturës, si dhe problematikat e vështirësitë që kanë dalë në praktikën e përditshme të punës.
Ministrja Kodheli, duke u njohur me këto probleme, shtroi detyra për rishikimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe mundësinë e një ndërhyrje për përmirësimin e segmentit rrugor që lidh rrugën nacionale me këtë njësi ushtarake.
Gjithashtu ajo porositi që gjatë aktivitetit ditor që zhvillojnë trupat ushtarake në këtë qendër stërvitore të ketë sa më pak ndotje akustike me qëllim që të mos krijohen shqetësime për komunitetin e zonës përreth saj.
/a.s//m.m/
/Shqiptarja.com