Duke prezantuar platformën e re mësimore, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ajo do të jetë e gatshme edhe në rastet nëse do të kemi një ndërprerje të procesit për shkak të koronavirusit. Ajo thotë se aktualisht në këtë platformë janë regjistruar 5000 video-shpjegime nga mësues për lëndë të ndryshme shkollore. Gjithashtu në këtë platformë do të kenë akses dhe prindërit së bashku me fëmijët dhe mësuesit. Sipas saj, deri më tani janë regjistruar 100 mijë nxënës dhe 20 mijë mësues.
"Kanali RTSh Shkolla do të vijojë edhe pas pandemisë. Hov të madh iu dhe platformës Akademi.al e cila falë mbështetjes UNICEF Albania është kthyer në një platformë që i përket të ardhmes. Të gjitha mësimet që transmetohen në RTSh janë edhe në këtë platformë. Nëse ndodh që të ketë infektim dhe klasat duhet të mbyllen, nxënësit duhet të vazhdojnë në kushte shtëpie dhe nuk e humbasin mësimi. Akademi.al është platformë shumëdimensionale dhe e thjeshtë në përdorim ku çdo mësues, nxënës dhe prindër kanë akses në përdorim. Platforma është falas ndërkohë që videot janë për të gjitha lëndët. Janë gati 5000 video në këtë platformë teksa vijojnë të regjistrohen 50 video të tjera çdo ditë. E veçanta e saj është që ka krijuar mundësinë e mësimit online. Mësuesit e nxënësit regjistrohen përmes kodeve unike dhe krijojnë klasën virtuale ku nxënësit mund të dorëzojnë detyrat e tyre. Aktualisht rreth 20 mijë mësues dhe 100 mijë nxënës janë regjistruar në platformë ndërkohë që trajnimet kanë nisur prej kohësh. Akademi.al është platforma e të ardhmes ku po kthehet në një aset. Digjitalizimi ecën paralel me programin e ministrisë. Më shumë digjitalizim do të thotë më shumë cilësi në arsim dhe gjithëpërfshirje. Sot digjitalizmi bëhet më i nevojshëm. Klasat kolektive vijojnë të jenë një realitet" - tha Kushi.
Lajmi kryesor:
Platforma online, Rama: Do evitojë mësimin kolektiv, problematikë e trashëguar! Prindërit mund të aktualizojnë dijet e tyre, do jenë në kontakt me mësuesit
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21