Platforma online, Rama: Do evitojë mësimin kolektiv, problematikë e trashëguar! Prindërit mund të aktualizojnë dijet e tyre, do jenë në kontakt me mësuesit

LEZHË - Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi prezantuan në Lezhë platformën akademia.al që u përgjigjet sfidave të arsimit sot në kohën e pandemisë. Kjo platformë eviton klasat kolektive në të gjithë vendin.

Në Zonën e Lezhës do të shpërndahen tableta digjitale për nxënës të klasave kolektive, me qëllim që askush të mos mbetet mbrapa me mësime.

"U ofrojmë fëmijëve të klasave kolektive, akes në mësim me mësuesit më të mirë në Shqipëri. Janë një skuadër për të realizuar këto programe dhe u vihen në ndihmë të gjithëve për të zgjidhur këtë fazë të jetës tonë përballë këtij armiku të padukshëm. Në këtë krizë, kjo që po ndodh me arsimin është e jashtëzakonshme për atë që lë prapa. Ky program nuk është se do të rreshtë së pushuari kur lufta me armikun të ketë përfunduar. Do vijojë të përmirësohet duke i dhënë mundësi nxënësve dhe mësuesve që të adaptojnë mësimin e tyre përmes mësuesve më të mirë. Duke u dhënë mundësinë dhe prindërve të aktualizojnë dijet e tyre, njohuritë e tyre dhe të kenë ndihmën e drejtëpërdrejtë të mësuesve dhe të mos shkojnë ta takojnë" - tha Rama.

Kryeministri Rama u rikujtojë nxënësve rëndësinë e mbajtjes së maskës për të shmangur një mbyllje të dytë që do të kishte pasoja për ekonominë e vendit.

"Sfidat e përditshme të sistemit arsimor që nga ministrja tek punonjësi i fundit. Duhet të jenë vigjilent në çdo moment më tepër se askush, mësuesit janë në kontakt me shumë fëmijë por përmes tyre dhe me shumë familje. Kanë detyrën më të vështirë që tua bëjnë fëmijëve sa më të lehtë dhe të pakuptueshmen të kuptueshme. Fëmijët që në momentin e parë të lindjes janë mësuar të bëjnë të kundërtën. Përfitoj nga rasti të them që të gjithë duhet të bëhen të vetëdijshëm për rrezikun që po kalojmë. Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më problem dhe me shumë më tepër pasoja se mbyllja e parë në të gjitha aspekte. Këtë rrezik mund ta shmangim duke mos shmangur bezdinë të vënies së maskës sapo dalim nga shtëpia dhe kudo. Kjo nuk është një lojë, nuk është një grip i zakonshëm, dhe sëbashku me gripin dobësojnë organizmin që sulmojnë dhe që prekin" - tha Rama.

Duke prezantuar platformën e re mësimore, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ajo do të jetë e gatshme edhe në rastet nëse do të kemi një ndërprerje të procesit për shkak të koronavirusit. Ajo thotë se aktualisht në këtë platformë janë regjistruar 5000 video-shpjegime nga mësues për lëndë të ndryshme shkollore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Ministrja Kushi: Platforma online e gatshme nëse mësimi ndërpritet sërish! Dhjetra mijëra nxënës e mësues janë regjistruar

Duke prezantuar platformën e re mësimore, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ajo do të jetë e gatshme edhe në rastet nëse do të kemi një ndërprerje të procesit për shkak të koronavirusit. Ajo thotë se aktualisht në këtë platformë janë regjistruar 5000 video-shpjegime nga mësues për lëndë të ndryshme shkollore. Gjithashtu në këtë platformë do të kenë akses dhe prindërit së bashku me fëmijët dhe mësuesit. Sipas saj, deri më tani janë regjistruar 100 mijë nxënës dhe 20 mijë mësues.

"Kanali RTSh Shkolla do të vijojë edhe pas pandemisë. Hov të madh iu dhe platformës Akademi.al e cila falë mbështetjes UNICEF Albania është kthyer në një platformë që i përket të ardhmes. Të gjitha mësimet që transmetohen në RTSh janë edhe në këtë platformë. Nëse ndodh që të ketë infektim dhe klasat duhet të mbyllen, nxënësit duhet të vazhdojnë në kushte shtëpie dhe nuk e humbasin mësimi. Akademi.al është platformë shumëdimensionale dhe e thjeshtë në përdorim ku çdo mësues, nxënës dhe prindër kanë akses në përdorim. Platforma është falas ndërkohë që videot janë për të gjitha lëndët. Janë gati 5000 video në këtë platformë teksa vijojnë të regjistrohen 50 video të tjera çdo ditë. E veçanta e saj është që ka krijuar mundësinë e mësimit online. Mësuesit e nxënësit regjistrohen përmes kodeve unike dhe krijojnë klasën virtuale ku nxënësit mund të dorëzojnë detyrat e tyre. Aktualisht rreth 20 mijë mësues dhe 100 mijë nxënës janë regjistruar në platformë ndërkohë që trajnimet kanë nisur prej kohësh. Akademi.al është platforma e të ardhmes ku po kthehet në një aset. Digjitalizimi ecën paralel me programin e ministrisë. Më shumë digjitalizim do të thotë më shumë cilësi në arsim dhe gjithëpërfshirje. Sot digjitalizmi bëhet më i nevojshëm. Klasat kolektive vijojnë të jenë një realitet" - tha Kushi.

Ora 16:55
Rama: Mbani maskat që të evitojmë një mbyllje të dytë

Gjithashtu kryeministri Rama gjatë kësaj konference solli në vëmendje dhe domosdoshmërinë mbajtjes së maskave për të evituar një mbyllje të dytë për shkak të koronavirusit.

"Sfidat e përditshme të sistemit arsimor që nga ministrja tek punonjësi i fundit. Duhet të jenë vigjilent në çdo moment më tepër se askush, mësuesit janë në kontakt me shumë fëmijë por përmes tyre dhe me shumë familje. Kanë detyrën më të vështirë që tua bëjnë fëmijëve sa më të lehtë dhe të pakuptueshmen të kuptueshme. Fëmijët që në momentin e parë të lindjes janë mësuar të bëjnë të kundërtën. Përfitoj nga rasti të them që të gjithë duhet të bëhen të vetëdijshëm për rrezikun që po kalojmë. Një mbyllje përsëri do të ishte shumë herë më problem dhe me shumë më tepër pasoja se mbyllja e parë në të gjitha aspekte. Këtë rrezik mund ta shmangim duke mos shmangur bezdinë të vënies së maskës sapo dalim nga shtëpia dhe kudo. Kjo nuk është një lojë, nuk është një grip i zakonshëm, dhe sëbashku me gripin dobësojnë organizmin që sulmojnë dhe që prekin" - tha Rama.

Ora 16:45
Platforma online, Rama: Do evitojë mësimin kolektiv, problematikë e trashëguar!

Platforma online "Akademi.al" do të vijë në ndihmë të gjithë nxënësve të klasave të ndryshme që zhvillojnë mësim kolektiv. Kjo do të evitojë "përplasjen" e mësimeve të tyre dhe do të jetë një përshtatje në këtë situatë që ndodhet Shqipëria me koronavirusin.

Duke folur nga Lezha ku u bë dhe prezantimi i kësaj platforme, kryeministri Rama tha se kjo platformë do të ndihmojë nxënësit dhe prindërit e tyre që të jenë në kontakt të drejtëpërdrejtë me mësuesit. Kryeministri tha se edhe pasi të përfundojë beteja me koronavirusin, kjo platformë do të vijojë të funksionojë.

"Në radhë të parë më lejoni të shpreh kënaqësinë që jemi këtu së bashku në një shkollë të rindërtuar nga bashkia e Lezhës. Një shkollë që ishte në gjendje shumë të vështirë dhe që tanimë është rindërtuar. Përpjekja për të rindërtuar shkollat ekzistuese që kanë nevojë për ndërhyrje dhe për të ndërtuar ato që u rrënuan nga tërmeti vazhdon çdo ditë. Sot jemi për të çuar përpara një nismë të qeverisë tonë në mbështetje të nxënësve që janë ende në klasat kolektive. Ato janë një problem i madh dhe i trashëguar nga e shkuara që po vjen duke u zbutur. Siç e tregon kjo nismë, çdo krizë me të cilën ne detyrojmë të përballemi është mundësi. Çdo pengesë është stimul, nxit imagjinatën tonë për të bërë një sforco më shumë për të arritur të kapërcejmë pengesat që na dalin përpara. Nisma për digjitalizimin e klasave kolektive është një nismë që kthen në mundësi një krizë të cilën ne mund ta zgjidhim duke digjitalizuar mësimin në të gjithë rrjetin e fëmijëve që bëjnë mësim në klasa kolektive. Jemi absolutisht të bindur që jo vetëm kjo është zgjidhja e duhur por dhe mundësia falë partnerëve tanë që në kohë të vështirë nxjerrin vlerat e tyre, ta bëjmë këtë shumë mirë.

Ne për hir të vërtetës e kemi zbutur por jo zgjidhur plotësisht. U ofrojmë fëmijëve të klasave kolektive, akes në mësim me mësuesit më të mirë në Shqipëri. Janë një skuadër për të realizuar këto programe dhe u vihen në ndihmë të gjithëve për të zgjidhur këtë fazë të jetës tonë përballë këtij armiku të padukshëm. Në këtë krizë, kjo që po ndodh me arsimin është e jashtëzakonshme për atë që lë prapa. Ky program nuk është se do të rreshtë së pushuari kur lufta me armikun të ketë përfunduar. Do vijojë të përmirësohet duke i dhënë mundësi nxënësve dhe mësuesve që të adaptojnë mësimin e tyre përmes mësuesve më të mirë. Duke u dhënë mundësinë dhe prindërve të aktualizojnë dijet e tyre, njohuritë e tyre dhe të kenë ndihmën e drejtëpërdrejtë të mësuesve dhe të mos shkojnë ta takojnë" - tha Rama.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 19/10/2020 17:05

    Po si do funksionoje mesimi online pa mjete teknologjike , nuk kane mesuesit kompjutera ose laptop , lere pastaj nxenesit . Kjo eshte qeveria e fasadave .

    Përgjigju
  • Njoni: 19/10/2020 17:05

    Jo jo prisni, mos i mbyllni shkollat se italia nuk i ka mbyll.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja