Ministrja Mimi Kodheli në Kosovë
"Mos i bëni gabimet e Shqipërisë"

Ministrja Mimi Kodheli në Kosovë<br />"Mos i bëni gabimet e Shqipërisë"
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa ishte në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka deklaruar se Prishtina nuk duhet të bëjë gabimet që ka bërë Shqipëria, por duhet të shikojë me prioritet sfidat e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike.
 
“Dialogu bëhet përkrah strukturave të zgjedhura dhe është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën.  Mos i bëni gabimet e shqiptarëve, mësoni nga gabimet tona. Kështu rrugëtimi juaj do të jetë më i shpejt dhe më i sigurtë”, ka thënë Ministrja Kodheli

Ajo ka shtuar se Kosova ka sfida të mëdha përpara dhe se institucionet duhet që të punojnë bashkarisht për të bërë më të mirën e mundshme.

mimi kodheli kosove

mimi kodheli kosove

“Ne jemi duke punuar bashkarisht, ju vetë jeni duke bërë më të mirën e mundshme, por që nuk është e mjaftueshme për të siguruar një rrugëtim të sigurt të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe Bashkimin Europian. Ky rrugëtim nuk është i thjeshtë, por është absolutisht i mundur” është shprehur ajo.

Mimi Kodheli dhe Haki Demolli folën edhe rreth aktualitetit politik në vend,ku kanë theksuar domosdoshmërinë e dialogut politik, në Kuvend, e jo në rrugë.

“Me kolegun Demolli diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Prishtinë dhe në Tiranë, si dhe ndamë të njëjtin mendim se duhet të orientohemi drejt dialogut politik dhe zgjidhjeve politike që dalin nga negociimi. E vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje është tavolina e bisedimit dhe angazhimi në Kuvend. Gjuha e rrugës nuk do të zgjidhë asnjëherë çështjet e hapura, përkundrazi, dhuna favorizon gjithë qëndrimet kundër së ardhmes demokratike dhe perëndimore të Republikës së Kosovës” ka shtuar Kodheli. 

Këto deklarata, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i ka bërë pasnjë takimi që ka patur me homologun e saj kosovar, Haki Demolli, nga ku u prit me një ceremony shtetërore.

mimi kodheli kosove

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve