Ministrja Mimi Kodheli në Kosovë
"Mos i bëni gabimet e Shqipërisë"

Ministrja Mimi Kodheli në Kosovë<br />
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa ishte në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka deklaruar se Prishtina nuk duhet të bëjë gabimet që ka bërë Shqipëria, por duhet të shikojë me prioritet sfidat e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike.
 
“Dialogu bëhet përkrah strukturave të zgjedhura dhe është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën.  Mos i bëni gabimet e shqiptarëve, mësoni nga gabimet tona. Kështu rrugëtimi juaj do të jetë më i shpejt dhe më i sigurtë”, ka thënë Ministrja Kodheli
 
Ajo ka shtuar se Kosova ka sfida të mëdha përpara dhe se institucionet duhet që të punojnë bashkarisht për të bërë më të mirën e mundshme.
 
“Ne jemi duke punuar bashkarisht, ju vetë jeni duke bërë më të mirën e mundshme, por që nuk është e mjaftueshme për të siguruar një rrugëtim të sigurt të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe Bashkimin Europian. Ky rrugëtim nuk është i thjeshtë, por është absolutisht i mundur” është shprehur ajo.

kodheli ne kosove

Mimi Kodheli dhe Haki Demolli folën edhe rreth aktualitetit politik në vend,ku kanë theksuar domosdoshmërinë e dialogut politik, në Kuvend, e jo në rrugë.
 
“Me kolegun Demolli diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Prishtinë dhe në Tiranë, si dhe ndamë të njëjtin mendim se duhet të orientohemi drejt dialogut politik dhe zgjidhjeve politike që dalin nga negociimi. E vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje është tavolina e bisedimit dhe angazhimi në Kuvend. Gjuha e rrugës nuk do të zgjidhë asnjëherë çështjet e hapura, përkundrazi, dhuna favorizon gjithë qëndrimet kundër së ardhmes demokratike dhe perëndimore të Republikës së Kosovës” ka shtuar Kodheli.  

Këto deklarata, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i ka bërë pasnjë takimi që ka patur me homologun e saj kosovar, Haki Demolli, nga ku u prit me një ceremony shtetërore.
 
kodheli ne kosove

Kodheli që nga paraditja e sotme ka nisur vizitën zyrtare të saj në Kosovë ku pritet të ketë edhe disa aktivitete të tjera në Qendrën për Studime Universitare dhe në Kazermën “Adem Jashari”. Ajo do të zhvillojë një takim edhe me Presidentetin e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. 

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve