TIRANË, 5 shkurt/ATSH-Z.Tosku/ - Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka inspektuar sot zonat e përmbytura. Sipas saj, përgjithsisht shkollat janë në gjëndje të mirë.
"Në qarkun e Fierit në katër shkolla nuk vijon mësimi, ndërsa në Vlorë vetëm ne 2 shkolla nuk vijon mësimi për shkak të situatës së vështrë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me familjet e fëmijëve dhe stafet pedagogjike. Situata është më e veshtirë në shkollën 9- vjecare Darëzeze", theksoi Nikolla ne nje komunikim telefonik per mediat. Ndërkaq, pas inspektimit në këto zona, ajo do të vijojë kontaktet me banoret në Levan të Fierit. /a.ke/










