Ministrja për dialog: Bisedimet me
Serbinë i mbyll njohja e Kosovës

Ministrja për dialog: Bisedimet me<br />Serbinë i mbyll njohja e Kosovës
Bashkëbisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do nisin sapo të përfundoj formimi i institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën në qershor të këtij viti.

Ministrja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri, në një intervistë dhënë për “Indeksionline”, tha se përfundimi i bisedimeve me Serbinë, do ndodh kur Kosova të njihet si shtet nga Serbia zyrtare.

Edita Thiri ndër të tjera tha se : “Pasi të formohen institucionet e reja të Kosovës dala nga zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të rifillojnë bisedimet në Bruksel. Kjo do të jetë faza e fundit dhe që përmbyllet me njohjen reciproke mes dy shteteve”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zbutur tonet në lidhje me Kosovën, prononcimet e presidentit kanë pasur si kryefjalë zbutjen e raporteve dhe nisjen e një klime të mirë midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për “Blick”, Aleksandër Vuçiç, tha se raportet që kanë serbët që jetojnë në Zvicër me kosovarët, duhet të shërbej si një raport i fqinjësisë së mirë dhe të përmirësohen raportet mes të dyja vendeve.

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri në intervistën e saj u shpreh optimiste se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do gjejnë qetësi dhe pritej që fundi i bisedimeve do jetë kur Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik.

Redaksia Online
N.M Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull