Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala ka zhvilluar një vizitë në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano, ku është takuar me presidentin Gustavo Galmozzi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sala u shpreh se me Galmozzi u diskutua për ngritjen e institutit të Tumoreve në Shqipëri.
Sipas Salës, ky institut do jetë si një qendër për ndërtimin e kapaciteteve, trajtimin multidisiplinar të kancerit, kërkimin shkencor dhe hartimin e politikave onkologjike të bazuara në evidenca.
“Takime frytëdhënëse në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano.
Me presidentin Gustavo Galmozzi diskutuam bashkëpunimin konkret për mbështetjen e ngritjes së Institutit të Tumoreve në Shqipëri si një qendër për ndërtimin e kapaciteteve, trajtimin multidisiplinar të kancerit, kërkimin shkencor dhe hartimin e politikave onkologjike të bazuara në evidenca.
Një partneritet strategjik i përafruar me standardet europiane, me fokus forcimin institucional dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit të kontrollit të kancerit.”, shkruan Sala.
Productive meetings at the National Cancer Institute in Milan. @IstTumori
— Evis Sala (@EvisSala) February 5, 2026
With President Gustavo Galmozzi, we discussed concrete cooperation to support the establishment of the Cancer Institute in Albania as a center for capacity building, multidisciplinary cancer care,… pic.twitter.com/lYNDNzUC4J
Komente









