Ministrja spanjolle: T'i prishim një herë e përgjithmonë marrëdhëniet me Izraelin

Ministrja spanjolle: T'i prishim një herë e përgjithmonë marrëdhëniet me Izraelin

Ione Belarra

1699532356_min.jpg

Ione Belarra

Ajo që po ndodh në Palestinë është "gjenocid" dhe përpjekje për të shfarosur një popull të tërë, tha ministrja për të Drejtat Sociale e Spanjës, Ione Belarra duke kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Duke folur në Parlament të mërkurën, Belarra pyeti Partinë Popullore konservatore të Spanjës, që konsiderohet si pro-izraelite, nëse "do të pushojë së qeni bashkëpunëtor me shtetin gjenocidal të Izraelit". Ajo theksoi se palestinezët po përballen me "spastrim etnik".

"Kjo që po shohim këto ditë është e tmerrshme", tha Belarra, duke iu referuar sulmeve të pamëshirshme ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.

Të paktën 10.569 palestinezë, përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra, janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza. Ndërkohë, numri i izraelitëve të vdekur ka arritur në afër 1.600, sipas shifrave zyrtare. Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjes masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit, raporton media turke Anadolu.

"Ndërsa kjo po ndodh në një kontekst ku shteti i Izraelit ka pushtuar ilegalisht për dekada toka që nuk i përkasin, duke vjedhur shtëpi nga palestinezët, duke i ngacmuar ata, duke ushtruar dhunë të përditshme kundër popullit palestinez. A jeni dakord me bombardimet masive? Më shumë fëmijë palestinezë janë vrarë në vetëm një muaj sesa në të gjitha luftërat në të gjithë botën vitin e kaluar. A i dënoni këto vrasje", tha Belarra, e cila është lidere e Partisë së krahut të majtë Podemos.

Duke thënë se ajo që po bën Izraeli nuk është "mbrojtje legjitime", ministrja tha se shumica e spanjollëve duan t'i jepet fund këtij "gjenocidi".

"Le t'i prishim marrëdhëniet diplomatike me Izraelin një herë e përgjithmonë", tha ajo.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të mërkurën se numri i civilëve të vrarë në Rripin e Gazës tregon se "qartësisht ka diçka të gabuar" me operacionet ushtarake të Izraelit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite hyn në qendrën kryesore të Hamasit! Mbi 10 të vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor! SHBA: Izraeli pranon të hapen dy korridore


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës